Ceshtja e luftes qe ka kaluar Shqiperia, nese ajo ka qene civile apo nacional-clirimtare, eshte dicka qe duhet te studjohet me vemendje.

I ketij mendimi eshte historiani Hamit Kaba, i cili ne nje debat ne emisionin “Shqip” ne TCH ka nenvizuar se problemi i luftes civile nuk ka qene vetem shqiptar.

“Eshte nje debat qe ka filluar heret, por dua te theksoj se problemi i luftes civile ne vend nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar, pasi eshte i lidhur me ngjarjet ne Serbi dhe Greqi. Ne keto tre vende ato qe luftuan kunder pushtuesit ishin forcat komuniste. Eshte dicka qe duhet studiuar”, ka deklaruar Kaba.