Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për Open duke dhënë detaje mbi të shkuarën e 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë.


Ai u shpreh se pak kohë më parë viktima ka kandiduar për kryeplak të fshatit, ndërsa më pas ka kërkuar edhe punë në bashki për zjarrfikës, por nuk kishte moshën e duhur, thotë Mano.


Më tej, ai shprehet se 35-vjeçari ishte ai që ka vendosur të gjitha bazat për vendosjen e flamujve grek në fshat.


Ngjarja duhet të zbardhet jo nga fundi po nga fillimi. Kostandinos kandidoi edhe për kryeplak në fshat, nuk ishte i çmendur. Ai kërkoi edhe punë por mosha e tij nuk e ndihmoi se ishte 35 vjeç. Ishte djalë i fuqishëm. Ai madje ka bërë goxha punë, duke vendosur flamujt në fshat, se ato nuk kam dalë unë a dikush  tjetër ti vendos, tha Mano.


Sa i përket ngjarjes, Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano tha se ishte e provokuar nga policia. Mendoj se nuk duhet të kishte kaq policë në fshat. Ngjarja është provokuar nga policia. Ishte një ngjarje e qetë, festë, tha ai.


Ndërkohë gazetari Çim Peka thanë Open se shkrehja e armëve në fshatin minoritar është bërë me urdhër, pasi Kacifas i kanë thënë ik provoko se nuk të vret njeri.


Të jem i sinqertë nuk ka panik. Nuk ka reagim. Nuk ishte ndonjë reaksion. Më shumë po e ngrenë mediat. Ai ka bërë shfaqje. I kanë thënë ikë provoko se nuk të vret njeri. Në këtë aspekt kjo është më shumë se çështje diplomatike, është hetimore. A e kanë çuar për tu vrarë? Mendimi im është po, u shpreh Peka.


DISKUTIMI:


Çim Peka: Meqë ishte provokim pse nuk morët ndonjë kallash?


Mano: Ne nuk kemi armë, jam një ish i burgosur politik. Kemi dërguar shkresë  te Xhafa që të verë njerëz të shkolluar në krye.


Shpëtim Idrizi: Pse nuk ka një flamur shqiptar në Bashkinë tuaj?


Kishte flamuj shqiptarë, nuk është si thoni ju.


Alfred Peza: Ju po konfirmoni që shkak nuk ka qenë çështje flamuri por prezencë policie?


Mano: E provokoi policia. Jo, nuk ishte flamuri. Flamujt ka të drejtë ti vendosë bashkia.


29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)