Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur rreth orës 13:15  në Bularat të Gjirokastrës ceremonia mortore për Konstadinos Kaçifas, minoritarin grek që u vra në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.


Qindra grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina e Patra i janë bashkuar minoritarëve të Dropullit dhe Finiqit në varrimin e 35-vjeçarit . Ata nuk kanë kursyer thirrjet nacionaliste plot urrejtje ndaj shqiptarëve dhe brohoritjet për Vorio Erpirin.


Ashtu siç edhe pritej në Bularat ka edhe ekstremistë, madje të Agimit të Artë, të cilët nuk janë ndaluar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës, pasi nuk mbanin mjete apo simbole që të përbënin arsye për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri.







Ndërkohë ceremonia mortore ka nisur në shtëpinë e familjes Kaçifas, nga ku doli në arkivol të bardhë, i veshur me uniformë ushtarake dhe i rrethuar me flamur grek, trupi i 35-vjeçarit. Një flamur gjigand i Greqisë është shpalosur nga pjesëmarrësit, të cilët e kanë kaluar arkëmortin ku ndodhej trupi i të ndjerit poshtë tij.






Gepostet von Himara.gr am Donnerstag, 8. November 2018



Kortezhi do të shkojë në kishën e Bularatit për meshën e rastit dhe më pas do i drejtohen varrezave të fshatit, ku është bërë gati vendi ku do të varroset Kaçifas, teksa në pllakën përkujtimore është gdhendur flamuri grek dhe emri i tij me shkronja helene.


Në ceremoni janë të pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deputeti i LSI, Vangjel Tavo dhe ish-ministri shqiptar Spiro Ksera, i cili pas ceremonisë ka paralajmërua një deklaratë për mediat.


08 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)