Shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në facebook ka thënë se gjenden lumë njerëzish në sheshin e kundërshtimit.
"Jo presidentit të 'Zajednices' dhe faljes së tokave. Kosova është e qytetarëve, jo e pushtetarëve", ka shkruar Kadaj.
"Dje u takua me Srpskan, ju garantoi krejt çka lypi Beogradi kundruall votës për të. Sot mblodhi policinë e krejt aparatin shtetëror por harroi se populli është kundër tij", shkruan ajo.