Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin Kosova e nderoi edhe me titullin Letërsia Shqipe.


Gjatë bisedës me kreun e shtetit të Kosovës, Kadare ka thënë se “shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”.


“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.


Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.


Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi. 


 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter