Zgjedhjet në PD


Koordinatori


KadilliFaza e parë e ristrukturimit të PD-së, që ka të bëjë me evidentimin e anëtarësisë dhe anëtarësimet e reja në radhët e demokratëve do të përfundojë më 28 shkurt. Lajmi bëhet i ditur nga ish-deputeti demokrat i Korçës, Fatbardh Kadilli, të cilit tashmë i është ngarkuar detyra nga PD-ja që të jetë koordinator për Lushnjën. Udhëzimi parashikon që procesi tashmë i nisur të marrë vulën përfundimtare më 28 shkurt 2014, ku synon që të krijohet një databazë reale e anëtarëve të partisë, ku krahas gjeneraliteteve, do të përfshihet edhe numri i kartës së identitetit. Në përfundim i hapet rruga një faze të dytë; zgjedhjes së seksioneve përmes parimit një anëtar, një votë. Ndryshe nga zgjedhja e seksioneve, kryetari i degës së partisë do të zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i degës, tha Kadilli.


 


Ky shkrim Kadilli: Ngritja e bazës së re përfundon më 28 shkurt u publikua me pare te Gazeta SHQIP.