Kuvendi ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca.
Me 71 vota Kadri Veseli zgjedhet kryetar i Kuvendit. 42 kundër. 1 abstenim
Kadri Veseli propozohet për kryetar të Kuvendit. Xhavit Haliti për nënkryetar
Hajredin Kuçi e ka propozuar zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
"Kadri Veseli njihet si themelues i UÇK-së dhe ka dhënë një kontribut të madh për vendin", tha ai.
Seanca e paraparë të mbahet në ora 12:00 pritet të shtyhet pasi deputetët e partive ende nuk kanë shkuar në sallë.
Të vetmin që kanë zënë vendet e tyre janë ambasadorët e huaj, si ajo amerikane Tracey Ann Jacobson, si dhe ish deputetja Ulrike Lunacek.
Në seancën e orës 12:00 pritet të konstituohen vetëm organet e Kuvendit, kurse zgjedhja e qeverisë pritet të bëhet në ora 17:00.