Alketa Ramaj pjesemarrese ne Onufri 2010 prezantohet ne Ekspoziten Nderkombetare te Artit Pamor me nje pune verbale nje flete A4 e quajtur Kafeja



Edhe ne mos qofte Onufri ai qe thoni nje nivel nderkombetar i artisteve te rinj shqiptare eshte te pakten nje hapesire inkurajuese. Disa nuk kane dale akoma nga periudha e studimeve megjithese e kane kryer Akademine disa jane ne kerkim disa jane ne zhvillim e disa dyshojne.





Biseda me Alketa Ramajn nje nga 27 pjesemarresit e Onufri 2010 con ne kete perfundim. Dialogu mbi prezantimin e saj verbal ne nje ekspozite te artit pamor te shtyn te mendosh se akti i krijimit eshte ndonjehere thjesht clirimi nga dyshimi dhe deri ne aktin e ardhshem krijuesi do te kaloje neper rrathe te tjere te dyshimit.





Puna e saj quhet Kafeja. shte nje leter qe i nis kuratores Varvarica ku kupton pse nuk mundet te marre pjese ne nje ekspozite te artit pamor me nje veper brenda te njejtes gjini arti. Duke e pare veten ne poziten e nje njeriu modest 27-vjecarja mundohet me kokefortesi dhe durim te tregoje se ceshte nje artist pavaresisht kushteve apo territoreve cfare vetedije perfaqeson njeriu krijues perse vepra qe ai krijon eshte postprodukt kurse krijimi eshte qellimi burimor i artit.





Puna e saj eshte ndoshta nga te paktet qe merret me konceptin kuratorial Une jam artist te Zana Varvarica Kukes shume te tjere ekspozojne dicka qe ska lidhje me konceptin e edicionit.

Institucionet shkolla galerite teme qe e prek ne refleksionin e saj Alketa sac jane pika referimi orientimi disiplinimi aq edhe zhgenjimi per nje natyre krijuese e te pavarur nga orientimet e jashtme. Ajo ben nje kalim konciz neper konceptet moderne dhe postmoderne per artistin - cdo gje qe del nga artisti eshte art - por na le te kuptojme se nuk beson qe eshte bere art me i mire ne kohet moderne.





Alketa u diplomua ne Akademine e Arteve me 2006 atelieri i artit konceptual. E papune per nje kohe ajo eshte prezantuar ne pak ekspozita kolektive. Sot punon ne nje kopsht femijesh. shte atelieriste merret me punet artistike te femijeve pa nderhyre duke i lene te lire te shprehen.





Po rimarrim biseden qe ti paraqet ne Onufer. fare ngjall te ty koncepti Une jam ARTI-st

shte nje koncept aq i hapur i paperfunduar i diskutuar qe absolutisht nuk mbyllet as me Onufrin as me ndonje ekspozite tjeter. Te qenit artist i perket personalitetit ka lidhje me menyren si jeton nje artist si i koncepton gjerat. Ne Onufer une ngre pyetjen se ku eshte dallimi midis njeriut dhe artistit. Sepse ka njerez sot qe punojne jane zanatcinj qe e bejne nje gje qe nuk e ben njeri tjeter. Edhe nje qe ben kepuce te bukura quhet artist. Keshtu qe ka ardhur nje kohe qe ne nuk dime ta diferencojme se kush eshte artist dhe kush eshte njeriu normal.







fare duhet komentuar te ky diferencim

Kur them kush eshte artisti dhe njeriu kam parasysh qe artisti ngre nje problem qe eshte ne hapesire eshte ne kohe eshte ne ambient dhe ai e merr kete gje qe eshte dhe i jep fryme nga personaliteti i vet.

Une mendoj se nje gje ne momentin qe e vendos ne nje kontekst ajo merr tamam vleren e vet. Edhe shkrimi im ne nje kontekst tjeter nuk do te kishte kete vlere qe ka te Onufri.



Pse u krijua kjo situate me ty pse e ndjeve te shprehesh ne menyre verbale

Nuk ishte e domosdoshme per mua qe te merrja pjese aktivisht ne Onufer. Pyetjet qe shtronte kuratorja ishin shume ngacmuese ishin me shume per pergjigje qe te benin te reflektoje dhe e ndjeja me mire te shprehesha ne menyre verbale se sa figurative.

Mbi nje titull une punoj me lehte. Paraqitjet me tema jane me mire.



Kafeja duket nje interviste me vetveten.

Me vetveten eshte. Ashtu sic me kane ngacmuar mua pyetjet e Zana Varvarices ashtu e kane ngacmuar edhe Zanen pyetjet e mia. Domosdoshmerisht edhe asaj i lindi deshira per tu kunderpergjigjur. Ne momentin qe ke nje ngacmim ke nevoje te reagosh e te shprehesh natyrshem. Atehere nuk eshte e rendesishme menyra mediumi metoda. Artisti e ka mbaruar aktin e tij qe ne momentin qe merr ngacmimi. Pastaj se fare krijon ajo eshte pjese e produktit dhe merren te tjere me te.

Qellimi im ishte qe te shprehesha. Edhe nese pyetjet qe une ngre mund te jene gabim le te jene sepse kjo eshte pjese e kerkimit. Nese kerkimi me ben mire per mua qellimi eshte i realizuar.



fare arrite ne fund te ketij kerkimi

Pas ketij kerkimi kalon ne nje faze tjeter. Por prape une i ngre pikepyetje vetes ne ate qe bej a i kam une te gjitha dhuntite per te qene nje artist Megjithate kerkimi i ben mire artistit per te njohur me shume veten e tij per te kuptuar ku ndodhet pozicioni i tij ne gjithe kete situate dhe cfare ka te re pas kesaj.



Ky moment i Onufrit ku te gjeti Me cfare ishe duke u marre Mikroklima rreth teje si ishte

Me asgje ne fakt isha duke u marre. Njeriu mund te rrije ne nje gjendje te izoluar boshe ose si te pamotivuar por ai i ka aty brenda gjerat dhe ne nje moment ngacmimi ato dalin jashte. Asgje me shume.





Shekulli ka prezantuar pa koment nje pune tenden nga ekspozita Feedback 89 ne mjediset e Hotel Dajtit me rastin e pervjetorit te 20 te renies se komunizmit ne Evrope.

Me pelqen instalacioni. Ne Feedback 89 mora pjese me nje te tille. Nje mediumi te caktuar une ia pershtas gjithmone nje ideje te caktuar.

Me duket se te gjithe artistet duhet tiu japin pergjigje shume gjerave duhet te jete cike sociolog psikolog kritik gje qe artisti sduhet ta beje fare si perket atij. Sepse kjo domethene te qenit ne te njejten kohe shume gjera nuk te ben krijues te ha energji.



Pyetja ishte ne fakt per instalacionin qe krijove me veprat e Enver Hoxhes ne Feedback 89...

Nje liber te xhaxhit Enver me letra karamelesh dhe cokollatash. Mu duk instalacioni me i pranueshem per mua sepse kam qene 6 vjec ate kohe kur nderroi sistemi. Per here te pare shikonim gjera me ngjyra dhe letrat e karameleve dhe cokollatave ishin nje gje e re per ne. Te vena ne librin e xhaxhit Enver merrnin komplet nje kuptim tjeter. Domethene nje perqasje perendimore ne nje liber qe ishte krejt e kunderta e asaj qe na ofrohej. Kjo ka qene.





fare te duket se dha ky Onufer

Me pelqen fakti qe kishte shume te rinj. Duhet te kene hapesira edhe ne vende te rendesishme si Galeria e Arteve sepse artisti eshte pak i ndjeshem duhet ti krijohet njelloj sigurie ti hiqet nje lloj droje te kuptojne ate cfare duhet te bejne. Tu jepet mundesia. Kjo eshte e gjitha.

Une mbetem tek artisti. Ai duhet vetem te krijoje.



Ti nuk pret ndonje gje te re nga ajo qe krijohet ketu

Une besoj se do te kete te reja ose nuk jane zbuluar mire.