Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.


Bllokimi është bërë në Pikën Doganore Kakavijë


“Trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin miell gruri kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi” informoi AKU


Gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë. Kjo është ngarkesa e tretë e miellit me origjinë greke që bllokohet brenda disa ditësh.

































9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)