Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentonte të hynte në territorin grek. 

Shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është 34 vjeç dhe u arrestua për llogari të policisë suedeze. 

Policia greke bën të ditur se për të ekziston një urdhërarresti ndërkombëtar. 

34 vjeçari kërkohet nga drejtësia suedeze për dy grabitje bankash që ka bërë në vitin 2007 në Suedi. 

Pas arrestimit ai u dërgua në prokurorinë e Janinës për procedurat e mëtejshme.
(an.jo/Balkanweb)