
Burime zyrtare nga blutë e qytetit jugor bëjnë me dije se klandestinët u kapën në Nepravishtë e më pas u shoqëruan për në zyrat e doganës së Kakavijës, ku u intervistuan.
Sipas të njëjtave burime, 18 prej personave të ndaluar ishin marokenë dhe dy palestinezë.
Ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Greqinë, për të vijuar në Malin e Zi e mandej drejt Gjermanisë.