Trashegimi/ Qyteti qe dikur ishte qender e rendesishme romake sot eshte qender e banesave moderne

Rendesia e kalase qendrojne tek vlerat e saj te jashtezakonshme. Muret objektet e gjetura ne te arkitektura e perparuar e stilit romak i japin ketij siti nje akses te jashtezakonshem per periudhen qe ajo eshte ndertuar



Elbasani njihet si nje prej qyteteve te lashta ku monumentet kulturore jane nga me te rrallat qe mund te preken ne Shqiperine e Mesme. Nje prej tyre qe kane zene vendin e merituar ne boten e monumenteve te kultures se ngulitur shqiptare eshte kalaja ne qender te qytetit. Kete vleresim e kane bere edhe vizitore nga vende te ndryshme te botes por edhe te mbare Shqiperise. Kalaja 2000-vjecare eshte nje ndertim romak ngritur ne fillim te shekullit III te eres sone si nje keshtjelle ushtarake per strehimin e nje legjioni dhe per te siguruar kontrollin e rruges Egnatia qe ne ate kohe ishte nje arterie e rendesishme e Perandorise Romake. Lufterat barbare gjate shekullit IV dhe V te eres sone sollen shkaterrimin e keshtjellave dhe u desh dora perandorit bizantin me origjine dardane Justinian qe e rindertoi keshtjellen mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetem porta jugore e kalase. Keshtjella ka qene rrethuar me nje hendek qe mbushej nga devijimi i perroit te Zaranikes. Brenda kesaj kalaje gjenden aq shume monumente kulture sa edhe potencialet intelektuale te kultures kombetare se pikerisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes gjeneron edhe kultura e arkitektures. Kisha katolike unite kisha ortodokse Shen Maria shkolla e vjeter e Kalase xhamia Mbret apo Hamami i vjeter i grave ashtu si edhe kulla e sahatit apo cdo shtepi e rrugice e kesaj Kalaje ka vulen e historise. Por ky monument i gjalle eshte shkaterruar mbas kthimit te sistemit kohe kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndertimet pa leje dhe deformimit qe ju bene arkitektures se vjeter me ndertimet moderne qe ja humben bukurine e lashte. Kalaja e Elbasanit perfaqeson nje castrum statum me nje siperfaqe prej 10 ha ndertuar sipas nje plani ortogonal dhe ka formen e nje katerkendeshi kenddrejte me permasa 308 x 348 metra e orientuar ne drejtim verilindje ndash jugperendim. Ajo ka kater hyrje te cilat mbrohen nga kulla. Ne kater qoshet e saj gjenden kullat e medha qe mendohet te kene qene 12 metra te larta ne ndertim. Kalaja eshte e pajisur me 26 kulla qe gjenden 40 - 50 metra larg njera tjetres. Dikur ajo qarkohej nga nje hendek tre metra i thelle qe mbushej me uje nga perroi i Zaranikes ndersa trashesia e murit rrethues te ndertuar me tekniken opus mixtum me kater rreshta tullash ne brez eshte tre metra. Portat kryesore te kalase ato me drejtim perendim - lindje nepermjet te cilave kalonte rruga Egnatia gjendeshin ndermjet dy kullave ne forme U - je te dala pergjysme jashte murit rrethuesne ditet e sotme kalase i mungojne plotesisht hyrjet kryesore ose sic quheshin nga romaket portat dekumanus .



Vlerat


Rendesia e kalase qendrojne tek vlerat e saj te jashtezakonshme. Muret objektet e gjetura ne te arkitektura e avancuar e stilit romak i japin ketij siti nje akses te jashtezakonshem per periudhen qe ajo eshte ngritur. Gjithashtu kalaja ka qene nje qender ushtarake dhe nje destinacion i rendesishem i rendesishem i rruges Egnatia qe lidhte Romen me Selanikun Manastirin Kostandinopojen e vazhdonte me tej.


Vlera historike-Kalaja ka vlera te spikatura historike muret e saj deshmojne periudha te rendesishme historike.


Vlera kulturore-Muret e sitit kane ne perberje te tyre nje lagje banoret e saj akoma dhe ditet e sotme praktikojne disa zakone si ne periudhen e pare te lindjes se qytetit. P.sh. mund te permendim tabaket kazazet cibukcinjte opingandreqesit saracet etj.


Vlera shkencore-Qyteti i Elbasanit eshte konsideruar nga shteti si nje qender arkeologjike. Ne lagjen kala por edhe ne zona te tjera te qytetit ka shume hapesira per germime te tjera ne te ardhmen. Zbulimet e deri tanishme jane pikenisje per germime te reja.


Vlera shoqerore-Duke qene se nje pjese e sitit eshte lokal bashkevepron me se miri me komunitetin. Ne kete menyre njerezit e ndiejne veten pjese te historise.


Vlera natyrore-Siti ndodhet ne nje qytet ku klima dhe natyra jane mjaft piktoreske. Ne kete menyre edhe keshtjella behet me terheqese.


Vlera religjioze-Banoret e kalase kane shume zakone e tradita te lidhura ngush me kalane. P.sh grate lehona linin nje simite ne muret e kalase ku rridhte uje e linin aty per nje nate dhe e merrnin ne mengjes per ta ngrene se ne kete menyre do te kishin me shume qumesht per foshnjat e tyre. Pra kalaja per ta ishte si nje vend i shenjte. Ne kete menyre ajo perfaqesonte per brezat ne teresi nje mit u sillte atyre miresi.


Vlera ekonomike-Kjo vlere ka te bej me turizmin e qe gjithmone e me shume po rritet ne kete qytet. Megjithese jo ne ritmet e duhura. Vetem ne vitin 2009 Elbasanin e kane vizituar 5500 turiste. Sipas punonjesit te muzeut thuhet se numri i vizitoreve kohet e fundit eshte shtuar pasi qyteti qe nga fundi i 2008 ka marre nje pamje me te rregullt. Kalaja eshte objekti kryesor per te cilin vizitohet qyteti por njekohesish edhe monumentet e tjera kane vlere te konsiderueshme dhe sherbejne si katalizator per turizmin ne kete sit.



Gjendja fizike e kalase


Qendra historike e Elbasanit ruan vlera te rendesishme historiko-kulturore dhe si e tille ajo eshte vene ne mbrojtje shteterore. Qendra historike formohet prej hapesires brenda mureve rrethues te kalase se qytetit duke perfshire dhe ate. Ajo perfshihet prej pjeses nentokesore brenda mureve rrethues dhe asaj mbitokesore nje kompleks urbanistik-arkitekturor mbi te njejten siperfaqe. Gjendja fizike e sitit vitet e fundit ka pesuar nje ndryshim te konsiderueshem per mire. Para se te perpilohej projekti per restaurimin e kalase objekti ishte ne nje gjendje te mjerueshme.



Restaurimi


Restaurimet jane perqendruar fillimisht ne monumentet me te rendesishme perfshire gjurmimin dhe percaktimin e fazave ndertimore te mureve dhe kullave te kalase. Rikonstruksioni u krye me qellim qe ta kthej objektin ne identitet. Projekti eshte hartuar ne nje periudhe 8-vjecare nga specialiste te Universitetit te Pizes te bashkise se Elbasanit te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Universitetit te Firences. Grupi i specialisteve ka bere nje pune te pergjegjshme voluminoze mbeshtetur ne studime e vleresime qe nga ndertimi i Kalase e deri ne ditet tona ne menyre qe projekti te ishte ne funksion te nxjerrjes ne pah te vlerave historike e kulturore te monumentit te njohur te kultures shqiptare.



Percaktimi i faktoreve denigrues


Ndotja e mjedisit-Elbasani eshte nje qender e rendesishme industriale. Ai eshte qender e prodhimit te hekurit per ndertim. Ne Elbasan ka gjithashtu edhe nje fabrike cimentoje nje fabrike te prodhimit te ferrokromit te oksigjenit nje kombinat te perpunimit te drurit etj. Elementet e permendura me larte ndotin ne menyre te pameshirshme mjedisin i cili pervec faktoreve te tjere ben edhe denigrimin e qendres historike te Elbasanit.


Shtimi i madh i popullsise-Ne kete qytet ka nje rritje te madhe te popullsise dhe ky eshte nje katalizator qe con sitin drejt nje degradimi.


Rritja e ndertimeve te reja-Meqenese qyteti po rritet cdo dite e me shume nga ana e popullsise kjo sjell edhe nevojen per ndertime te reja. Keto ndertime nuk e shkaterrojne sitin vetem nga ana e pejsazhit por edhe nga ndotja e madhe e mjedisit.


Infrastruktura-Faktori infrastrukture nuk eshte ne nivelet e duhura megjithese kohet e fundit qyteti po perpiqet te marre nje pamje te re.


Problemet financiare-Nderhyrjet ne sit ne momentin e duhur per te mos e lejuar zhdukjen e mjaft vlerave te ketij objekti te rendesishem te Trashegimise Kulturore. Autoritetet bejne me dije se per trashegimine nuk ka shume fonde kjo gje ben qe gjendja e ketyre monumenteve mos te jete shume e mire. Nderhyrjet ne sit ne momentin e duhur per te mos e lejuar zhdukjen e mjaft vlerave te ketij objekti te rendesishem te Trashegimise Kulturore.


Mungesa e personave te specializuar-Shume pune mbi sit kerkojne nevojen e personave te specializuar per fushen ne menyre qe siti mos humbase vlerat.



Faktet qe pengojne zbatimin e nje plani menaxhimi


Ndertimet e reja sipas modes se fundit e nxjerrin sitin jashte kontekstit te vertete historik. Shkaterrimi i lagjes kala ajo qe e lidh lagjen me te kaluaren jane vetem rrugicat e ngushta me kalldrem. Buxheti i ulet i organeve qe kane nen mbikeqyrje sitin e kane te veshtire te financojne nje Plan Menaxhimi afatgjate.



Kuadri ligjor


Per qytetin e Elbasanit ekziston nje rregullore. Kjo rregullore percakton detyrimet dhe menyrat per mbrojtjen konservimin e integruar dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore te qendres historike te qytetit te Elbasanit. Kjo rregullore mbeshtetet ne ligjin nr. 9882 date 28. 2.2008 Per trashegimine kulturore. Qendra historike e Elbasanit ruan vlera te rendesishme historiko-kulturore dhe si e tille ajo vihet ne mbrojtje shteterore. Qendra historike formohet prej hapesires brenda mureve rrethues te kalase se qytetit duke perfshire dhe ate. Ajo perfshihet prej pjeses nentokesore brenda mureve rrethues dhe asaj mbitokesore nje kompleks urbanistik-arkitekturor mbi te njejten siperfaqe. Ndertimet e reja lejohen vetem ne raste te vecanta ne troje te lira ndertimi duhet te jete gjithmone 10 meta larg faqes se brendshme te murit rrethues te kalase. Ndertimet e reja nuk duhet te kalojne siperfaqen ndertimore prej 200 m 2 dhe lartesine e dy kateve. Elementet arkitekturore dhe teknikat e ndertimit te pamjeve te jashtme duhet te jene ata tradicionalet ndersa kompozimi duhet te bashke perfshihet ne ate ekzistues. Organet e qeverisjes vendore sigurojne ruajtjen dhe mbrojtjen e qendres historike te Elbasanit ne bashkepunim me Institutin e Monumenteve te Kultures. Kesaj rregulloreje i bashkengjitet zonifikimi i qendres historike dhe Zones tampon te qytetit te Elbasanit si dhe lista e monumenteve te kategorise se pare dhe atyre te dyte brenda Kalase dhe jashte saj.



Strategjia e ruajtjes se peizazhit


Edhe pse zona brenda mureve te kalase eshte shpallur ne mbrojtje mbi te vazhdon te behet pazar. Cdo banese qe ndertohet brenda lagjes kala duhet te ndertohet ne perputhje me rregulloren qe eshte parashkuar per qytetin e Elbasanit. Por nga vezhgimet ne terren konstatohet e kunderta banesat jane me te medha se 200 m2. Ndertesat ne lagjen kala nuk duhet te kalojne lartesine e dy kateve dhe ne pamjen e jashtme duhet te perfshijne elemente arkitekturore dhe teknikat tradicionale te ndertimeve te shek. XVIII-XIX ne Elbasan. Ndertimet e reja lejohen vetem ne raste te vecanta ne troje te lira ndertimi duhet te jete gjithmone 10 meta larg faqes se brendshme te murit rrethues te kalase. Ndertimet e reja nuk duhet te kalojne siperfaqen ndertimore prej 200 m2 dhe lartesine e dy kateve. Elementet arkitekturore dhe teknikat e ndertimit te pamjeve te jashtme duhet te jene ata tradicionalet ndersa kompozimi duhet te bashke perfshihet ne ate ekzistues. Pjesa e kalase qe eshte kthyer lokal duhet te ndryshoje. Problemi nuk qendron se kjo pjese eshte lokal por qendron tek menyra e kthimit te kesaj pjese ne lokal. Shume pjese te ketij lokali jane te punuara me materiale te dekadave te fundit. Ne kete menyre kesaj pjese i ka humbur autotenciteti. Ne Planin e Menaxhimi per qytetin duhet te parashikohet kthimin e kesaj pjese sic ka qene por edhe duke ushtruar aktivitetin si lokal ne sherbim te turisteve dhe komunitetit. Nje problem tjeter qe haset eshte se lokali i ndertuar brenda kalase eshte edhe restorant ne kete menyre ushtrimi i detyres se tij duhet te jete sa me tradicional. Restoranti duhet te tregtoj vetem kuzhinen tradicionale elbasanase apo dhe kombetare. Po ashtu ndertimi arkitekturor i tij nuk ka lidhje fare me kontekstin e vertete te keshtjelles. Aktiviteti i ketij biznesi eshte i prire drejt modernes jo drejt tradicionales. Por megjithekete ky biznes ka edhe nje rol pozitiv pasi lokali duke u kujdesur per veten ne njefare menyre kujdeset edhe per mirembajtjen e pjeses se kalase qe ushtron aktivitetin.