Elbasan- Finalizohet projekti per zonen historike dhe Kalane e Elbasanit. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, ne bashkepunim me bashkine dhe Universitetin e Elbasanit, Institutin e Monumenteve dhe Universitetin e Pizas ne Itali, kane prezantuar perfundimin e projektit per Kalane dhe pjesen historike te ketij qyteti. Studimi zgjati per tre vjet dhe ne te, u angazhuan specialiste vendas e te huaj, si dhe studente te dy universiteteve. Ne fjalen e marre me kete rast, ministri i sapoemeruar ne kete detyre, Ardian Turku, u shpreh se "me ne fund ka nje studim te plote te Kalase se Elbasanit, evidentimit dhe studimit te vlerave te saj. Me kete studim, ka edhe nje italizim te fakteve dhe historise se Kalase me te madhe fushore ne Ballkan".
Kryetari i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, e konsideroi kete si nje studim me vlera jo vetem per qytetin, por per gjithe Shqiperine dhe me tej. Sipas tij, bashkia e Elbasanit akordoi 40 mije euro dhe se bazilika dhe mozaiku ishin zbulime qe i perkisnin ketij institucioni dhe Institutit te Monumenteve. "Botimi eshte me mjaft vlere, por megjithate me duhet te evidentoj dy fakte. Se pari ne kete studim duhej permendur se, fillimi i tij ka qene iniciative e bashkise ne kohen kur vete ministri Ardian Turku, ishte kryetar bashkie. Dhe se dyti, ne kete studim jane perfshire gjithashtu edhe bazilika dhe mozaiku qe ishin serish iniciativa te bashkise dhe Institutit te Monumenteve", tha Sejdini. Kryebashkiaku i Elbasanit njoftoi se eshte fituar edhe nje projekt prej 1 milion euro, i financuar nga Bashkimit Evropian, per vijen Egnatia qe pershkon Kalane e Elbasanit.
Profesori italian, Roberto Pierini, beri nje ekspoze te punes studimore dhe u shpreh se i gjithe ky material do t'i sherbeje Elbasanit edhe per te ardhmen e tij. "Ishin tre vjet pune dhe bashkepunim mes dy vendeve. Libri ka vlera jo vetem per turistet, por mbi te gjitha per cilesine e qytetareve te Elbasanit. Ai ka nje mesazh, te ruajme dhe te mbrojme traditen si dhe te mendosh per te ardhmen", tha Pierini. Sipas tij, per te zgjidhur kompleksitetin e tablose per kete qytet, faza projektuese u nda ne disa tema si, restaurimi dhe rikualifikimi i ndertesave historike, krijimi i nje database te pasurive historike dhe kulturore, rikualifikim i hapesirave per perdorim publik, rregullimi urban i lagjeve te degraduara etj. Universiteti i Elbasanit e perqendroi veprimtarine hulumtuese, ne evidentimin e periudhes romake.
Fatos Salliu