Në Kaliforni, një burrë ka hyrë i armatosur në barin Borderline Bar& Grill dhe ka nisur që të qëllojë mbi turmën. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo. Ngjarja është akoma në zhvillim dhe nuk ka të dhëna mbi fatin e klientëve të barit. Mediat  shkruajnë se dhjetëra njerëz janë qëlluar dhe deri më tani raportohet për një të vdekur. Bari ishte i mbushur me adoleshentë. Njerëz të tmerruar brenda Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks të Kalifornisë,  u fshehën nën tryeza gjatë të shtënave që ndodhën rreth 11.20pm të orës lokale.


Të paktën një oficer policie është plagosur dhe personi i armatosur është ende i lirë.  Një dëshmitar i tha medias lokale se personi i armatosur qëlloi në kokë rojën e sigurisë që ndodhej jashtë barit  dhe më pas hyri në restorant ku hapi hapte zjarr në mënyrë të rastësishme.


Ai gjithashtu hodhi granata tymi.  Deri më tani thuhet se 11 deri 20 persona janë plagosur. Ndërsa zyrtarët e policisë shprehen:- “Është ende një skenë shumë aktive dhe ende nuk kemi një bilanc të saktë”.


8 nëntor 2018 (gazetaShqip.com)