Kaliforni -Një tërmet me intensitet prej 4,5 ballësh tronditi sot veriun e Kalifornisë në perëndim të SHBA-së, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës amerikane (USGS) me rishikim në rënie të vlerësimit të mëparshëm të tërmetit prej 5 ballësh.



Epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:19 ishte rreth tre kilometra në verilindje të qytetit të vogël East Quincy dhe 163 km në verilindje të kryeqytetit të Shtetit, Sakramento, sipas institutit. Nuk u shënua asnjë viktimë apo dëme materiale.



Për të matur fuqinë e një tërmeti, USGS përdor "intensitetin e momentit" (Mw), që lidhet direkt me parametrat e tërmetit. Sipas kësaj shkalle të hapur, një tërmet që arrin intensitetin prej të paktën 6 ballësh konsiderohet i fortë.