Ne galerite minerare te Kalimashit ne Kukes nje person ka humbur jeten teksa nxirrte krom. Mesohet se viktima eshte Xhevdet Batusha 42-vjec banues ne Kalimash i cili ka vdekur aksidentalisht ne nje prej minierave te zones ne tentative per te nxjerre mineral kromi ne menyre private. Sipas burimeve nga policia e Kukesit shkak per kete ngjarje tragjike eshte bere shembja e nje masivi guresh duke e zene poshte 42-vjecarin. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mesdites ndersa viktima ka nderruar jete direkt pas shembjes se gureve. Kjo eshte viktima e trete e shenuar ne galerite e Kalimashit brenda 3 muajsh.