Disa njerëz  të mirë formuan një piramidë njerëzore në majë të një furgoni, në mënyrë që ata të shpëtonin një foshnjë të ndodhur ulur në një dritare.


Vajza e vogël, e cila duket se nuk ishte më shumë se dy vjeç, ishte lënë vetëm në shtëpi dhe ishte zvarritur nëpër një dritareje të hapur dhe kishte dalë jashtë në parvazin e katit të dytë. Burrat e ndodhur aty pranë kanë afruar një furgon poshtë banesës dhe kanë hipur njëri mbi tjetrin, për të shpëtuar dy vjeçaren që ishte lënë vetëm.


Shpëtimi dramatik u kap në kamera nga një dëshmitar okular me një smartfon në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Daulet Imanzhanov, 29 vjeç dhe Azamat Toktomysov, 25 të cilët panë vajzën e vogël hynë menjëherë në vëprim nga frika se mund të binte në tokë. Fatmirësisht vogëlushja u shpëtua pa asnjë lëndim.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter