Kjo fjetore ne qiell te hapur

U cel dje ne Biblioteken Kombetare ekspozita e fotografeve Elisa Venturelli e Federica Miglio. Nen titullin Ne gjurmet e Nene Terezes se Kalkutes ekspozita sjell imazhe te marra prej albumit Bukuri e harruar i cili eshte botuar ne Itali me rastin e 100-vjetorit te lindjes se humanistes shqiptare. Imazhet emocionuese e domethenese sjellin para syve vazhdimesine e misionit te saj si dhe gjendjen e njerezve te cileve ajo u kushtoi gjithe jeten


Kane ardhur ne Shqiperi per te bere publike gjithe sa kane zbuluar duke ndjekur neper Kalkute gjurmet e Nene Terezes. Dy fotografe italiane Elisa Venturelli e Federica Miglio te mbeshtetura nga botuesi i tyre Alessandro Turci kane qendruar per disa jave me radhe mes atyre qe shqiptarja e madhe u fali gjithe dashurine e nje nene. Ata deshironin te realizonin nje album qe te shkonte per shtat me 100-vjetorin e lindjes se humanistes se madhe nje album qe te kujtonte vepren e saj dhe cka ajo la pas. Per ne ishte domethenese te tregonim me mjaft perulesi historine e Nene Terezes. Kjo ishte edhe arsyeja qe na shtyu te realizonim kete album fotografik i cili shoqerohet me shume pak tekste. Ne deshironim qe te ishin imazhet ato qe te flisnin per gjurmet e Nene Terezes ne nje qytet si Kalkuta thote Turci. Dhe ata e preken vertet nga afer gjithcka. Dokumentuan jetet e atyre njerezve te cileve Nene Tereza shqiptare u kushtoi jeten. Kalkuta sic e pa Nene Tereza. Kalkuta e te varferve e atyre qe me renien e nates flene ne qiell te hapur Kalkuta e atyre qe shtrine duart ne kerkim te ndihmes Kalkuta e te semureve e te vuajturve e te bekuarve sepse pikerisht aty shqiptarja e madhe dha kontributin e saj me te madh. Se bashku ata vizituan kater spitale te Nene Terezes shkuan dhe pane nga afer ata njerez qe ishin ne ditet e fundit te jetes shkuan prane femijeve jetime e prane njerezve te gjymtuar shkuan prane te gjithe atyre qe misionaret e Nene Terezes i marrin nga rruga dhe u qendrojne prane. Fillimisht ne sigurisht qe ndienim disi frike te shkonim neper ato spitale ne gjurme te Nene Terezes por pa qene ajo vete e pranishme. Menduam se do te ishte e veshtire te flisje per te. Por kur u gjendem aty ndiem ate forcen qe karakterizonte Nenen dhe kuptuam se pavaresisht se nuk ishte fizikisht aty ajo gjendej ngado. Gjithe sa ajo ka lene pas eshte shume e forte dhe mbreteronte mes gjithckaje. Ishte nje eksperience mjaft emocionuese tregon fotografja Elisa Venturelli. Ndersa per kolegen e saj Federica Miglio fakti qe iu dha mundesia te realizonte keto fotografi ishte nje fat dhe nje mundesi e madhe. Qysh kur kam nisur te bej fotografen kam dashur te fotografoj Nene Terezen ose qendrat e saj. Edhe pse nuk pata fatin te takoj nenen e ndjeva mjaft te pranishme kudo ku shkuam me energjine dhe dashurine e saj ishte ngado. E ndjeva kete dashuri sepse per kete luftoi edhe Nene Tereza qe ata njerez te ndiheshin keshtu. Ajo deshironte tu kthente dinjitetin ne nje kohe qe pjesa tjeter e botes i kishte braktisur nisme te cilen motrat e ndjekin mjaft mire komenton ajo. Dhe ato fotografet e dine mire kete. Sepse jetuan vezhguan dhe ndoqen nga afer veprimtarine e tyre. Vizituan ambientet e spitaleve dhe qendrave te ngritura nga Gonxhja e shqiptareve dhe moren leje vetem 30 minuta per te fotografuar sepse ata qe vuajne nuk duhet te shqetesohen. Dhe ia vlejti puna qe bene. Ishte nje mund qe e moren persiper per Nene Terezen per te miren ate qe simbolizonte dashurine e paster dhe te vertete per meshireploten. Keshtu me tu kthyer prej Kalkutes Elisa Venturelli e Federica Miglio botuan albumin Bukuri e harruar ndash The forgotten beauty botim i kufizuar ne Itali. Perzgjodhen fotografite me te mira e domethenese per tia percjelle publikut. Nje pjese prej tyre e sollen edhe ne ekspoziten e celur ne Tirane ne ambientet e Bibliotekes Kombetare per tu bere pjese e festimeve shqiptare per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes. Ekspozita e titulluar Ne gjurmet e Nene Terezes se Kalkutes u pershendet nga personalitete te kultures shqiptare te cilet vleresuan punen e fotografeve dhe imazhet emocionuese e shprehese.