Kur na ndajnë tashmë vetëm pak orë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, qytetarët e Kalkutës, vendit të cilit humanistja shqiptare i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj, shprehen se ndihen mjaft të lumtur për këtë nderim që po i bëhet figurës së saj.


Përgjatë ditëve të fundit, në qytet ka patur lutje, bisedime si dhe evente kultutore kushtuar Nënë Terezës. Në fjalën e tyre, qytetarët thonë se kanë një ndjenjë krenarie që humanistja do të shpallet shenjtore.


“Ajo do të shpallet shenjtore, dhe është një gjë kaq e madhe. Dua të them gjithashtu se Idia ka një sens krenarie, pasi Nënë Tereza jetoi këtu. Mund t’a themi me shumë krenari se Nënë Terezi qëndroi me indianët dhe se do të jetë përgjithmonë në zëmrat tona”, janë fjalët e kësaj qytetareje.


Entuziazmi i qytetit duket në cdo hapsirë. Në çdo lagje ka nga një poster ose një homazh për humanisten shqiptare të njohur në mbarë botën.


Nënë Tereza jetoi për vite me rradhë në Kalkuta me misionin për t’iu ardhur në ndihmë banorëve që edhe sot e kësaj dite jetojnë në kushte ekstreme varfërie.


Për përkushtimin e treguar jo vetëm në Indi por edhe në venda të tejra, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është nderuar në mbarë botën teksa në vitin 1979 i’u dha cmimi nobel për punë vullnetare me qëllim tejkalimin e varfërisë dhe mjerimit”.


Por jo vetëm kaq, Nënë Tereza refuzoi që t’a pranonte edhe fondin prej 192.000 dollarësh amerikan që jepej për këtë cmim, duke kërkuar që paratë të dhuroheshin për bamirësi drejt personave të varfër në Indi.


epaselect epa05521459 Nuns walk past Mother House one day ahead of canonization ceremony for Mother Teresa, in Calcutta, India, 03 September 2016. Mother Teresa of Calcutta canonization ceremony will take place on 04 September 2016 at the Vatican. Mother Teresa was born Agnes Gonxha Bojaxhiu on 26 August 1910 to Albanian parents in Skopje, Macedonia. She began her missionary work with the poor in Calcutta in 1948, and won the Nobel Peace Prize in 1979. Following her death in 1997 she was beatified by Pope John Paul II and given the title Blessed Teresa of Calcutta. EPA/PIYAL ADHIKARY

Kalkuta te Indise,  Foto:  EPA/PIYAL ADHIKARY


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter