Mahatma Gandi, simboli i qëndresës paqësore, është kujtuar në 64-vjetorin e vdekjes në një mënyrë krejt të veçantë.


Mbrojtësi i guximshëm i politikës paqësore dhe lider i padiskutueshëm i Indisë së re është kujtuar në Kalkuta nga rreth 500 fëmijë të veshur si ai.


500 Gandi-t e vegjël kanë pushtuar Kalkutën të veshur me rroba të ngjashme dhe me mustaqe si ato të liderit të tyre shpirtëror.


Mahatma Mohandas Karamchand Gandhi u vra në 30 janar të vitit 1948 nga një fanatik hindu në Nju Delhi.