Shpikësi


Autori i armës më vrasëse të kohës sonë i shkroi letër kishës dhe mori një përgjigje lehtësuese


kalashnikovShpikësi i automatikut Kallashnikov i ka shkruar një letër kreut të Kishës Ortodokse Ruse para se të vdiste, ku i shprehte frikën se ai ishte personalisht përgjegjës për njerëzit që vrau shpikja e tij.


Mikhail Kallashnikov, i cili u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 94-vjeçare, shkroi një letër të gjatë emocionale për patriarkun Kirol në maj 2012, bënë të ditur zyrtarë të kishës. Ai tha se vuante nga dhembje shpirtërore mbi vdekjet e panumërta të shkaktuara nga automatiku që mban emrin e tij.


Më herët, publikisht ai refuzoi të pranojë përgjegjësi, duke thënë se është në dorë të politikanëve shpërndarja e armës dhe jo në dorë të tij. Por në letrën që u publikua në gazetën pranë Kremlinit, Izvestia, ai shkroi: Dhembja ime shpirtërore është e papërballueshme. Unë vazhdimisht kam pyetjen e pazgjidhur: nëse pushka ime mori jetët e aq shumë njerëz, atëherë a mundem unë… një kristian dhe besimtar ortodoks, të jem përgjegjës për vdekjet e tyre? pyeti ai.


Sa më gjatë jetoj, vijoi ai, aq më shumë shtohet pyetja në trurin tim dhe unë vras mendjen se pse Zoti lejoi një njeri të ketë dëshira kaq djallëzore, zili, babëzi dhe agresion.


Letra është firmosur nga shpikësi si një skllav i Zotit, dizajnuesi Mikhail Kallashnikov.


Kallashnikovi, ose AK-47, është një nga armët më të përdorura në botë. Ajo është e thjeshtë në përdorim, e lirë për tu prodhuar, si dhe shumë e qëndrueshme. Mendohet se më shumë se 100 milionë kallashnikovë janë shitur në të gjithë botën. Kallashnikovi thotë se ishte përgjegjësia e politikanëve që vendosën ta shesin armën e tij në të gjithë botën. Por krenaria për shpikjen e tij u kthye në trishtim kur pa se ajo përdorej nga kriminelët dhe ushtarët fëmijë.


Është e dhimbshme për mua të shoh që elementë kriminalë të të gjitha llojeve hapin zjarr me armën time, tha Kallashnikov më 2008-n. Ai shtoi te letra për patriarkun Kirill, se ka shkuar në kishë për herë të parë në moshën 91-vjeçare dhe se është pagëzuar më vonë.


Është e paqartë se sa prej letrës është shkruar nga vetë autori. Vajza e tij tha për median se priftërinjtë e ndihmuan atë për ta shkruar. Sekretari i shtypit për kishën e Rusisë tha se udhëheqësi fetar i ka dhënë përgjigje letrës.


Kisha ka një pozicion të mirëpërcaktuar: kur armët shërbejnë për të mbrojtur atdheun, kisha mbështet krijuesit dhe ushtarët që e përdorin atë, thuhet në përgjigje. Ai e krijoi këtë armë për të mbrojtur vendin, jo që ajo të përdoret nga terroristët në Arabinë Saudite.


Kallashnikov mori nderime të shumta nga shteti i Rusisë, por realizoi shumë pak fitime nga arma e tij.


Ky shkrim Kallashnikov kishte brerje ndërgjegjeje u publikua me pare te Gazeta SHQIP.