Pas konfirmimit në detyrë nga KPK një javë më parë të gjyqtarit Gentian Medja,  Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë.


Gjyqtari i Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, i cili është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, dhe u konfirmua në detyrë më datën 1 Gusht nga ana e KPK-së. ONM-ja u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të apeluar vendimin për Medjan, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.


Komisionerët Publikë kanë njoftuar se janë në pritje të marrin në dorë3zim vendimin e KPK-së, për ta shqyrtuar dhe për të vendosur nëse do ta kalojnë për apelim, apo do ta lënë në fuqi.


Ky është rasti i dytë kur Ndërkombëtarët kërkojën apelimin e vendimit të KPK-së, pas atij të pak ditëve më parë, për kryetarin e Gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori.


Ky i fundit kaloi me sukses vettingun, por duket se ndërkombëtarët nuk u bindën me vendimin dhe u rekomanduan Komisionerëve Publikë të apelojnë këtë vendim.


 


Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.


9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)