Të paktën 50 vetë janë vrarë në shpërthimin e një bombe në qytetin Mubi në zonën veri-lindore të Nigerisë.


Një kamikaz goditi brenda një xhamie të mbushur me besimtarë gjatë faljes së mëngjesit.


Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër ndonjë organizatë, por prej tetë vjetësh në Nigeri militantët islamikë të Boko Haram kanë nisur një rebelim që deri tani ka shkaktuar mbi 20 mijë të vdekur.


Jemi akoma duke verifikuar numrin e personave që kanë mbetur të plagosur në shpërthim, sepse janë shtruar në spitale të ndryshme të vendit, – ka thënë Othman Abubakar, zëdhënës i policisë. Ndërkohë dyshohet që atentatori të jetë në moshë të re.


21 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)