Kalimi i kamionit me 2.5 tonë lëndë narkotike nga porti i Durresit ka çuar në pranga sot edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve, dy policë në pikën e kalimit kufitar, një doganier dhe një agjent doganor.


Prokuroria njofton se Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.


Sipas prokurorisë, nga hetimi i Krimeve të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.


Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.


6 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)