Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.


ura-e-Kukesit-dhe-liqeni-Fierze


Kamioni drejtohej nga një 37 vjeçar me iniciale F.Ll. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kolshit.


Për gjetjen e trupit të drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë janë angazhuar polumbarët e forcave RENEA.


Njoftimi i policisë: 


Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.


Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.