LRI si çdo vit ka nisur kampin veror në plazhin e Jalës dhe një mesazh për këtë organizim të të rinjve të partisë së saj ka ardhur edhe nga kryetarja Monika Kryemadhi.


Kryemadhi shkruan se në Jalë këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm.


Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë. Këto janë ditët kur ata stërviten për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për ti ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë, thotë kryetarja e LSI në Facebook.


 






Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë. Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të kopjojnë dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata stërviten për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për ti ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë. Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin.


Gepostet von Monika Kryemadhi am Montag, 20. August 2018



E teksa vapa e gushtit e shumoi disi përplasjen politike pozitë-opozitë, Kryemadhi me disa rreshta thumbues kujton se shtatori ka ardhur dhe debati do të rizgjohet duke mos kursyer ironinë në drejtim të FRESSH nga PS, për të cilët indirekt thotë se kanë dashur të kopjojnë LRI, por sipas saj nuk kanë arritur dot.


Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të kopjojnë dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes, nënvizon ajo.


Dhe në fund ajo ka rezervuar një urim për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës.


Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin, shprehet Kryemadhi.


20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)