Edhe pse kampionatet kombëtare të futbollit në Shqipëri kanë nisur rrugën e tyre me atë të vitit 1930, futbolli në vendin tonë e ka zanafillën në fillimet e shekullit të kaluar. Të rinjtë e kohës u "dashuruan" shpejt me topin dhe lojën topakambëse (siç i thonin futbollit). Me një top të thjeshtë, fillimisht prej lecke, që me kohë u përmirësua me mënyra të tjera, ata luanin kudo, në rrugicat e lagjes, ndonjëherë edhe me gurë kalldrëmi, në bahçet dhe fushat ashtu si ishin, pa vizime e me porta të improvizuara. Ritmet e përhapjes qenë të shpejta, falë dashirës dhe pasionit, në radhë të parë të rinisë. Drejtues e kuadro të fizkulturës, autoritete lokale dhe qendrore, financues, por edhe vetë futbollistët e tifozët iu futën punës me vullnet, pasion e sakrifica.



Krijohen shoqëritë e para sportive që organizojnë dhe zhvillojnë ndeshje mes tyre, madje, edhe në qytete të tjera. Shumë shpejt koha do të kërkonte organizime të reja më të larta, edhe me disa sporte, nga bashkimet e shoqërive të vogla në Klube Sportive të qyteteve. E para është Shkodra më 1920; në Durrës, Teuta më 1922; në Korçë, Skënderbeu më 1923. Rezultatet do të jenë të prekshme: shtohen ndeshjet ndërmjet ekipeve të qyteteve, rritet numri i futbollistëve dhe, më kryesorja, dalin në dukje mjaft futbollistë cilësorë, të cilët do të jenë krenaria e futbollit tonë të atyre viteve, duke mbetur kështu të përhershëm në historinë e futbollit shqiptar. Disa nga këta bënë emër edhe në ekipet e shteteve fqinj si në Itali, Malin e Zi etj. Futbollisti i SK Tiranës, Riza Lushta, luan fillimisht me Barin dhe pastaj me Juventusin, ku më 1942 është fitues i kupës së Italisë, ndërsa Naim Kryeziu (edhe ky i SK Tiranës), që luan me Romën, është kampion i Italisë po më 1942. Të dy titullarë të padiskutueshëm të dy klubeve me përmasa botërore, kjo dyshe legjendare përbën simbolin më autentik të futbollit shqiptar të viteve '30. Në serinë A të Italisë kanë luajtur, po me kaq dinjitet, edhe Loro Boriçi i Vllaznisë së Shkodrës dhe Sllave Llambi i SK Tiranës. 



Pas këtyre zhvillimeve të vrrullshme kishte ardhur koha që në vendin tonë të organizohen dhe të zhvillohen kampionatet kombëtare të futbollit. Kampionatet nisin rrugën e tyre në vitin 1930 ku 6 ekipe, Bashkimi Shkodran, SK Tirana, Teuta Durrës, Skënderbeu Korçë, Urani Elbasan dhe SK Vlora do të jenë të parët që do të konkurojnë. Në këto 71 vjet, nga 6 prilli 1930, kur ka bërë nisjen kampionati i parë e deri më 19 maj 2001, kur mbërriti mbyllja e kampionatit 2000-2001, rruga e 62 kampionateve, edhe pse me zigazage, është e bukur, e mbushur me shumë ngjarje të shënuara, me shumë punë e sakrifica. Janë shumë admirues të futbollit që në fillimet e tij nuk kursyen asgjë deri edhe pasuritë e tyre, drejtues, organizatorë, specialistë, futbollistë, tifozat e  shumtë, por edhe të veçantë, punëtorët e fushave të futbollit, gjyqtarët, gazetarët e shumë të tjerë. Të gjithë meritojnë vlerësimet për punën e bërë dhe për këtë duhen nderuar e respektuar gjithmonë.

Gjashtë ekipet që nisën kampionatin e parë, në kampionatet në vijim do të shoqërohen edhe nga 34 të tjerë, duke u bërë gjithsej 40 ekipe pjesëmarrëse, me të cilët "do të ecim" sëbashku...





Në pasqyrimin e kampionateve të futbollit ka pasur disa vështirësi, të cilat janë me pasoja në paraqitjen dhe saktësimin e treguesve në përgjithësi dhe të ekipeve në veçanti. Mangësitë janë, së pari nga informacionet e pakta, jo të plota dhe në shumë raste edhe me gabime. Më të shumta këto janë në kampionatet e fillimit, por edhe në vazhdim përmirësimet janë të pakta dhe të ngadalta deri në vitet '70. Ka raste që mungon më kryesorja, rezultati i ndeshjes. Duhet të shfletosh edhe shtypin tjetër veç atij sportiv, duhet ta lexosh shkrimin nga fillimi në fund për me gjet në nji cep, aty nga mesi apo edhe në fund, rezultatin e ndeshjes. Në shumë ndeshje mungojnë formacionet e ekipeve, golashënuesit dhe më flagrantja është mosparaqitja e gjyqtarëve, dhe në ato të pakta jepet vetëm gjyqtari kryesor. Ka edhe rezultate që për të njëjtën ndeshje janë të ndryshme në gazetat e kohës. Këto shkojnë nga ndryshimet në golat e rezultatet, deri në ndryshime të vetë rezultatit, ku një gazetë e jep fitoren, tjetra barazim dhe më të pabesueshme, kur një tjetër e jep humbje. Të gjitha këto e vështirësojnë punën e saktësimit dhe plotësimit të të dhënave të domosdoshme. Megjithatë, le të nisim rrugën...





Kampionati kombëtar i futbollit

Faza e parë      6.4.1930 - 4.5.1930

Faza e dytë      11.5.1930 - 22.6.1930

Titulli kampion në dy ndeshje finale:

Finalja e parë: 22.6.1930  Skënderbeu - SK Tirana 0-2 aforfe

Finalja e dytë: 6.7.1930   SK Tirana - Skënderbeu 2-0 aforfe

Në të dy finalet për titullin kampion, Skënderbeu nuk paraqitet në shenjë proteste për gjykimin tendencioz, sipas tyre, të ndeshjes së fundit më 22.6.1930, SK Tirana - Skënderbeu, që përfundoi 0-0.

Kampionati u zhvillua me një grup për 6 ekipet pjesëmarrëse.



Ekipet pjesëmarrëse, sipas renditjes në përfundim të kampionatit, janë:

1. SK Tirana - Tiranë

2. Skënderbeu - Korçë

3. Bashkimi Shkodran - Shkodër

4. Teuta - Durrës

5. Urani - Elbasan

6. SK Vlora - Vlorë



Në 10 javët e kampionatit 32 ndeshjet, përfshi këtu edhe dy ndeshjet finale aforfe, u zhvilluan siç ishin përcaktuar në kalendarin e kampionatit dhe në përfundim në bazë të rezultateve të arritura pasqyra e renditjes së ekipeve është:



Duke analizuar treguesit e kësaj pasqyre dhe të tjerë nxjerrim disa përfundime, për shumat dhe për ekipet në veçanti, që vlejnë jo thjesht si statistika por nga analizat e tyre në veçanti dhe lidhjet dhe kuadraturat mes tyre bëhen analiza e nxirren përfundime.

Fitore -humbje (fitoret e një ekipi janë humbje për të tjerët dhe anasjelltas, prandaj duhet të jenë të barabarta), janë 26 ndeshje, me golavarazh 54-11 me diferencë +43 gola, vendasit kanë fituar 13 ndeshje me golavarazh 23-6, diferenca +17 gola.

Barazimet janë 9 ndeshje, me golavarazh 8-8.

Janë shënuar gjithsej 81 gola, me mesataren 2,53 gola për ndeshje. Në fazën e parë janë shënuar 43 gola: 25 vendasit dhe 18 miqtë, ndërsa në fazën e dytë 38: vendasit 20 dhe miqtë 18. Gjithsej 81, vendasit 45 dhe miqtë 36 gola.



Në pasqyrë duket qartë se tre ekipet e para kanë ndjekur njëra-tjetrën "rrotë më rrotë", ku në përfundim janë me një pikë diferencë, Sk Tirana 14, Skënderbeu 14 dhe Vllaznia 13 pikë, duke krijuar distancë me tre ekipet e tjerë që grumbulluan Teuta 8, Urani 7 dhe Vlora 4 pikë.



Për përcaktimin e kampionëve, duhet të zhvilloheshin dy takime SK Tirana - Skënderbeu, ku Skënderbeu nuk mori pjesë dhe nga kjo SK Tirana i fitoi të dyja ndeshjet aforfe 2-0, duke grumbulluar 18 pikë, me golavarazh 21-7 e shpallet kampione. Dhe është kampionia e parë e kampionateve shqiptare.



Rivaliteti pasqyrohet kryesisht mes tre pikëve të para edhe në renditjen që ata kanë pasur pas çdo jave të kampionatit. Kështu në vendin e parë, Skënderbeu ka qenë 5 herë, SK Tirana 3, Bashkimi Shkodran 1 dhe Vlora 1 herë. Në vendin e dytë, SK Tirana 4, Bashkimi Shkodran 5, SK Tirana 2, Skënderbeu 2 herë. Në vendin e tretë Bashkimi Shkodran 5, SK Tirana 2, Skënderbeu 2 dhe Urani 1 herë.

Për mungesën e informacioneve, për fat të keq, vetëm në pak raste janë paraqitur formacionet e skuadrave. Për tre ekipe, Teuta, Urani dhe Vlora, asnjë ndeshje nuk ka formacionet, kështu që nuk kanë asnjë emër futbollisti. Ndërsa për tre kryesueset, të dhënat janë si më poshtë:

SK Tirana: Portierë, Rudolf Gurashi e Abdulla Shehri dhe të tjerët Xhelal Kashari, Vasil Kajana, Llazar Mihe, Irfan Gjinali, Shefqet Ndroqi, Mustafa Begolli, Hilmi Kosova, Selman Stërmasi, Emil Hajnali, Adem Karapici, Rexhep Maçi, Gjon Sabani, Mark Gurashi, Bexhet Jolldashi, Isuf Dashi, Hysen Kusi (këto vetëm në dy formacione).



Skënderbeu: Portier Klani Marjani dhe të tjerët S. Grabocka, A. Çani, S. Peristeri, M. Sheko, Y. Tomçe, V. Karoli, Xh. Dishnica, Aristotel Samsuri, Anton Mazreku, S. Kandili, Vaso Polena (vetëm në dy formacione).

Bashkimi Shkodran: Portier H. Llukaçeviç dhe të tjerët N. Luka, H. Staka, M. Halili, Sh. Llukaçeviç, A. Paçrami, Qazim Dervishi, Paç Koliqi, R. Krasniqi, Sh. Koçiçi, L. Radoja, Gjon Kiçi (vetëm një formacion).

Futbollistët golashënues, natyrisht të cunguar, shpërndahen kështu:



1. SK Tirana - golshënues 4 futbollistë. Golat, gjithsej 21: me golshënues 6, autogola 1, aforfe 4, pa golshënuesin 10.

2. Skënderbeu - golshënues 3, Golat, gjithsej 10: me golashënues 4, pa golashënues 10.

3. Bashkimi Shkodran - golashënues 3. Golat, gjithsej 20: me golashënuesin 3 dhe pa golashënuesin 17.

Golshënuesit e regjistruar janë:

1. SK Tirana: Rexhep Maçi 3, Hilmi Kosova 2, Emil Hajnali 1. Autogoli i vetëm, Verzivolli i Vlorës, në takimin e javës së dytë SK Tirana - Vlora 3-0.

2. Skënderbeu: Aristotel Samsuri 2, M. Sheke 1, Vaso Polena 1.

3. Bashkimi Shkodran: Qazim Dervishi 1, Paç Koliqi 1, Gjon Kiçi 1. Për ekipet Teuta, Urani e Vlora nuk ka asnjë golashënues.

Botohet me lejen e gazetes "Sport Ekspres"



Renditja përfundimtare

HTML clipboard

Kampionati 1930






Nr



Klub



K



S



U



T



Gola



P





1


SK
Tiranë

12



7



4



1



21



-



7



21





2


Skënderbeu Korçë

12



5



4



3



14



-



9



14





3


Bashkimi Shkodër

10



4



5



1



21



-



15



13





4


Teuta
Durrës

10



3



3



4



12



-



15



9





5


Urani
Elbasan

10



3



2



5



9



-



17



8





6


SK
Vlorë

10



-



2



8



5



-



19



2




 
 
 

22



20



22



82



-



82



64







E Diele, 02 Nentor 2008