Nga vështrimi i pak treguesave të kampionatit II (1931) krijon mendimin për problemet dhe vështirësitë që kanë pasur drejtuesit e futbollit dhe organizatorët e kampionatit për zhvillimin e tij. Për kohën dhe fillimet e para të kampionatit të futbollit në vendin tonë, është e kuptueshme se vështirësi janë të pranueshme e sidomos kur këto nuk mungojnë edhe sot në kampionatet tona, atëherë gjërat janë gati të pranueshme. Mendoj se problemet dhe vështirësitë financiare mund të kenë qenë kryesoret. Organizimi i kampionatit me dy grupe, me 3 dhe 4 ekipe, zhvillimi i tij në 6 javë dhe dy ndeshje finale për titullin kampion, duket si një nxitje e organizatorëve për ta mbyllur atë në kohën më të shkurtër. Edhe pse janë 7 ekipe pjesëmarrëse nga 6 në kampionatin 1 (1930), nga forma e organizimit dhe zhvillimit të këtij të dytit, del se janë zhvilluar 20 ndeshje dhe mesatarja është në rritje 2,90, nga 2,53 gola për ndeshje që ishte në të parin. Por, megjithë këto, fakti se kampionati u zhvillua, ashtu si u zhvillua, tregon qartë edhe një herë për angazhimin e gjithanshëm, përpjekjet dhe sakrificat e atyre që punuan dhe luftuan me pasion për të kapërcyer çdo pengesë, që përparimi i futbollit të mos ndalet, që kampionatet të zhvillohen. Prandaj, përsëris, nder e respekt gjithmonë për ata.

Le të kthehemi tek kampionati.



Në 6 javët e tij, vetëm dy ndeshje dhe ato të grupit A nuk u zhvilluan në datat e kalendarit. SK Tirana-Vlora u zhvillua më 31.5.1931 nga 3.05.1931 dhe SK Vlora-SK Tirana u zhvillua më 16.5.1931 nga 10.05.1931 të kalendarit.

Por e veçanta dhe skandalozja ngjet në javën e 4-t të 17 majit 1931, në ndeshjen Teuta - Skënderbeu, kur rezultati barazohet 2-2. Në fillim shënojnë korçarët me Teli Samsurin dy gola, 27' e 43'. Kundërpërgjigje e shpejtë e durrsakëve që shkurtojnë rezultatin në 2-1 me gol të Nushit në 44'. Në pjesën e dytë, një goditje dënimi që durrsakët e shndërrojnë në gol dhe rezultati barazohet 2-2. Këtu nis sherri. Për korçarët goli ishte i parregullt dhe protestojnë me forcë...deri sa braktisin fushën pa mbaruar koha e rregullt e ndeshjes. Skënderbeu përsërit kështu të njëjtën "metodë": në kampionatin e parë (1930) braktisi dy finalet me SK Tiranën për titullin kampion dhe në këtë kampionat braktis ndeshjen pa përfunduar, por që me vendim dënohet me humbjen e ndeshjes aforfe. Ndaj Teuta -Skënderbeu regjistrohet 2-0, aforfe, në favor të durrsakëve. Ky veprim ekstrem i përsëritur nga Skënderbeu ndoshta ka ardhur ngaqë nuk u morën masa ndëshkuese për rastin e parë (në kushtet e rregullores së sotme, dënohet me rënie në një kategori më poshtë).



Rezultatet e takimeve janë këto:

Për grupin A:

SK Tirana me Bashkimin Shkodran 0-1 e 0-0 dhe me SK Vlora 4-1 e 2-0;

Bashkimi Shkodran - SK Tirana 1-0 e 0-0 dhe me SK Vlorë 1-2 e 2-1; SK Vlora - SK Tirana 1-4 e 0-2 dhe me Bashkimin Shkodran 2-1 e 1-2.

Duket se lufta sportive u bë në mes SK Tiranës dhe Vllaznisë, të cilat në përfundim patën pikë të barabarta, por për vendin e parë të drejtën për finalen, për titullin, e vendosi golavarazhi, të cilin SK Tirana e kishte 6-2, pra +4, ndërsa shkodranët 4-3, pra +1. E treta, SK Vlora me 3 pikë, golavarazhi 4-9.

Për grupin B: Teuta me rezultatetet e arritura dominoi me të tjerët duke zënë vendin e parë pas këtyre shifrave:

Teuta me Skënderbeun  2-2 e 2-0 (aforfe), me Elbasanin 4-0 e 2-0, me Muzakën 3-0 e 2-0

Skënderbeu me Teutën 2-2 e 0-2 (aforfe), me Elbasanin 0-2 e 3-0, me Muzakën 7-0 e 1-1

Elbasani me Teutën 0-4 e 0-2, me Skënderbeun 2-0 e 0-3,me Muzakën 1-0 e 6-1

Muzaka me Teutën 0-3 e 0-2, me Skënderbeun 0-7 e 1-1, me Elbasanin 0-1 e 1-6

Renditja: 1. Teuta pikë 11, Skënderbeu 6 pikë (13-7 +6), Elbasani 6 pikë (9-10, -1) dhe Muzaka 1 pikë.

Për titullin kampion u zhvilluan dy finale midis fituesve të vendit të parë në grupe.

Finalja e parë   28. 6. 1931   SK Tirana - Teuta 1-1

Finalja e dytë   5. 7. 1931    Teuta - SK Tirana 0-3

SK Tirana shpallet kështu kampione për të dytin vit rradhazi



Në pasqyrën e bashkangjitur janë paraqitur rezultatet dhe renditjet në dy grupet si dhe një përmbledhëse e këtyre rezultateve ku janë përfshirë edhe dy ndeshjet finale.

Të dhënat teknike të kampionatit:

Fitore: Janë 16 ndeshje. Më shumë ka Teuta 5, ndërsa Muzaka nuk ka asnjë fitore.

Humbje: Janë po 16 ndeshje, ku më shumë ka Muzaka 5, ndërsa më pak kanë SK Tirana dhe Teuta nga 1.

Barazime: Janë 8, ku SK Tirana, Teuta e Skënderbeu kanë nga 2, ndërsa Bashkimi Shkodran dhe Muzaka nga 1 barazim.

Gola të shënuar: Janë 58, ku më shumë ka Teuta 16, Skënderbeu 13, SK Tirana 10, Elbasani 9, Bashkimi Shkodran e Vlora nga 4 dhe Muzaka 2.

Gola të pësuar janë 58, ku më pak kanë SK Tirana e Bashkimi Shkodran me nga 3 gola dhe pastaj Teuta 6, Skënderbeu 7, Vlora 9, Elbasan 10 dhe Muzaka 20 gola të pësuar.

Golat: Gjithsej 58 me mesataren 2.90; 30 janë shënuar në fazën e parë, vendasit 25 e miqtë 5, ndërsa 28 janë shënuar në fazën e dytë, vendasit 15 dhe miqtë 13 gola.

Në 20 ndeshjet e zhvilluara janë arritur 12 rezultate, 9 fitore-humbje dhe 3 barazime.



Në 16 rezultatet fitore-humbje kanë qenë: 1-0 - 2 ndeshje, 2-0 - 4 ndeshje, 2-0 aforfe - 1, 3-0 - 3 ndeshje, 4-0 - 1 ndeshje, 2-1 - 2 ndeshje, 4-1 - 1 ndeshje, 6-1 - 1 ndeshje, me golavarazhin e përgjithshëm 46-4, gjithsej 50 gola. Ndërsa në 4 rezultate barazime, 0-0 është 1 herë, 1-1 është 2 herë dhe 2-2 është 1 herë, golavarazhi 4-4, gjithsej 8 gola.

Rezultatet më të thella janë arritur në grupin B nga Skënderbeu dhe SK Elbasani, java 3, më 3.5.1931 Skënderbeu - Muzaka 7-0, dhe në javën e katërt më 17.5.1931, SK Elbasani-Muzaka 6-1

Disa tregues për ekipet pjesëmarrëse janë:

1. SK Tirana: Fitore 3, gola 9-1, sipas rezultateve 1 herë 2-0, 1 herë 3-0, 1 herë 4-1. Barazime 2: golat 1-1, sipas rezultateve, 1 herë 0-0, 1 herë 1-1. Humbje 1, golat 0-1, gjithsej ndeshje 6, golat 10-3

2. Teuta: Fitore 5, golat 13-0, sipas rezultateve 2 herë 2-0, 1 herë 2- 0 (aforfe), 1 herë 3-0, 1 herë 4-0; barazime 2, golat 3-3, 1 herë 1-1, 1 herë 2-2; humbje 1, golat 0-3, gjithsej ndeshje 8, golat 16-6

3. Skënderbeu: Fitore 2, golat 10-0, sipas rezultateve 3-0 (1), 7-0 (1); barazime 2, golat 3-3, sipas rezultateve 1-1 (1), 2-2 (2) dhe humbje 2, golat 0-4, sipas rezultateve 0-2 (1), 0-2 aforfe (1), gjithsej ndeshje 6, golat 13-7

4. Elbasani: Fitore 3, golat 9-1 me rezultatet 1-0 (1), 2-0 (1), 6-1 (1), barazime nuk ka, humbje 3, golat 0-9 ne rezultatet 0-2 (1), 0-3 (1), 0-4 (1). Gjithsej 6 ndeshje, golat 6-10.

5. Bashkimi Shkodran: Fitore 2, golat 3-1 me rezultatet 1-0 (1), 2-1 (1), barazime 1, golat 0-0, humbje 1, golat 1-2, gjithsej ndeshje 4, golat 4-3

6. SK Vlora: Fitore 1, golat 2-1, barazime nuk ka, humbje 3, golat 2-8, me rezultatet 0-2 (1), 1-2 (1), 1-4 (1). Gjithsej ndeshje 4, golat 4-9



Muzaka: Fitore nuk ka, barazime 1, golat 1-1, humbje 5, golat 1-19 me rezultatet 0-1 (1), 0-2 (1), 0-3 (1), 0-7 (1), 1-6 (1). Gjithsej ndeshje 6, golat 2-20

Futbollistët e aktivizuar: Edhe ky kampionat, për fat të keq, ashtu si kampionati i parë (1930), është me mjaft mangësi. Ndoshta edhe më shumë. Nga 7 ekipet vetëm për 4, edhe për këto nga një herë jepet formacioni për SK Tiranën, Teutën, Skënderbeun dhe Muzakën ndërsa për 3 ekipet e tjera Bashkimi Shkodran, Sk Elbasani e SK Vlora nuk jepet asnjë formacion, ose të paktën nga ana ime kam gjetur vetëm këto.

Janë gjithsej 52 futbollistë, 6 portierë dhe 46 lojtarë të tjerë që janë në këto formacione, që sipas ekipeve janë:

1. Sk Tirana: portier Rudolf Gurashi dhe Vasfi Samimi, Abdulla Shehri, Sabit Çoku, Vasil Kajani, Bexhet Jolldashi, Irfan Gjinali, Agolli, Gjon Sabati, Adem Karapici, Isuf Dashi, Hysen Kusi, Hilmi Kosova, Mark Gurashi, Halim Begeja, Emil Hajnali, Llazar Miho, Selman Stërmasi.

2. Teuta: Portier Niko Dovana dhe Delvina, N. Tirana. Pisha, Tartari, Elmazi, Sela, Zaguridhi, A. Tirana, Nushi, Moisi

3. Skënderbeu: Portier Klani Marjani dhe Grabocka, Çani, Peristeri, Aga, Petra, Karoli, Dishnica, Teli Samsuri, Barçi, Kondili, Anton Mazreku.

4. Muzaka: Portier Dudashi dhe Cakrani I, Protopapa, Cakrani II, Osman Bogaçe, Ekmekçiu, Shyti, Agolli, Dida, Jani Kosta.

Futbollistët golashënues: Janë 8 futbollistë që kanë shënuar 15 gola, 2 gola janë aforfe dhe "çudia" janë 41 gola pa emrin e golashënuesit. Ja dhe golashënuesit sipas ekipeve:

1. SK Tirana: Mark Gurashi 1, pa golashënues 9, gjithsej 10 gola

2. Teuta: Niko Dovana (portier) 1, autogola 2, pa golashënues 13, gjithsej 16 gola

3. Skënderbeu: Teli Samsuri 7, Barçi 2, Anton Mazreku 1, pra me golashënues 10, pa golashënues 3, gjithsej 13 gola

4. Bashkimi Shkodran: Golemi 1, pa golashnëues 3, gjithsej 4 gola

5. Elbasani: Irfani 1, Milla 1, pa golashënues 7, gjithsej 9 gola

Vlora 4 gola dhe Muzaka 2 gola nuk kanë golashënues.



Si një rast i veçantë, goli i portierit durrsak Niko Dovana meriton të veçohet. Më 28 qershor 1931 në Tiranë zhvillohet finalja e parë për titullin kampion SK Tirana - Teuta, që përfundoi 1-1. Në fillim të pjesës së dytë sulmuesi Mark Gurashi shënon golin për SK Tirana dhe që nga ky moment ndodhi e veçanta. Portieri durrsak Niko Dovana nga portier kalon si qendërsulmues, duke e "urdhëruar" qendërsulmuesin e skuadrës së tij të kthehet e të ruajë portën. Në një nga sulmet e durrsakëve, Niko Dovana gjuan me forcë dhe shënon golin e barazimit. Kuptohet gëzimi dhe entuziasmi në kampin durrsak, i futbollistëve dhe tifozëve të shumtë që kishin ardhur për ta parë këtë ndeshje e inkurajuar ekipin e tyre. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se rezultati u barazua, por, më kryesorja ishte se hapej rruga për fitmin e titullit kampion, pasi ndeshja e kthimit një javë më vonë do të zhvillohesh në Durrës. Protestat e SK Tiranës pas ndeshjes, duke kërkuar anullimin e ndeshjes, sepse e quanin këtë gol të parregullt, nuk qëndronin dhe për këtë u la në fuqi rezultati 1-1. Por, SK Tirana fitoi në Durrës 3-0, duke fituar titullin kampin për të dytin vit rradhazi. Sidoqoftë, ky gol mbetet simbol edhe sot në historinë e kampionateve të futbollit tonë, ashtu si edhe vetë portieri i madh Niko Dovana, për ato vite dhe deri sot, emrin e të cilit mban stadiumi i Durrësit.



Gjyqtarët: Edhe në këtë kampionat asnjë emër për gjyqtarët e ndëshjeve. Në kronika përmenden dy raste edhe këto si të veçanta sepse dy gjyqtarët nuk janë shqiptarë, por të huaj. Ndeshja Skënderbeu-Teuta 2-2, grupi A, java e parë është gjykuar nga italiani Lisoni dhe ndeshja SK Tirana - Vlora 4-1, grupi A, java e tretë, është gjykuar nga anglezi Hill. Në mënyrë progresive për të dy kampionatet treguesit kryesorë janë si vijon: 52 ndeshje, 39 fitore-humbje, 13 barazime, 139 gola të shënuar, 2,67 gola mesatarisht për ndeshje, 104 pikë të grumbulluara.

Mbyllet kështu kampionati II kombëtar i futbollit, 1931, me fitoren e titullit kampion nga SK Tirana, i dyti rradhazi, që flet shumë për këtë klub, si i pari i vendit tonë.

Botohet me lejen e gazetes "Sport Ekspres"



Kampionati II kombëtar i futbollit

Faza e parë    19.4.1931 - 3.5.1931

Faza e dytë    17.5.1931 - 31.5.1931

Titulli kampion me dy ndeshje finale:

Finalja e parë  28.6.1931  SK Tirana-Teuta   1-1

Finalja e dytë  5.7.1931   Teuta-SK Tirana   0-3

SK Tirana, kampione për të dytin vit radhazi.

Pjesëmarrja: 7 ekipe (atyre të kampionatit të parë iu shtua edhe Muzaka, Berat)

Kampionati zhvillohet me dy grupe:

Grupi A:

1. SK Tirana (Tiranë)

2. Bashkimi Shkodran (Shkodër)

3. SK Vlora (Vlorë)

Grupi B:

1. Teuta (Durrës)

2. Skënderbeu (Korçë)

3. Elbasani (Elbasan)

4. Muzaka (Berat)



HTML clipboard




Nr



Klub



K



S



U



T



Målscore



P





1


SK Tiranë

4



2



1



1



6



-



2



5





2


Bashkimi
Shkodër

4



2



1



1



6



-



3



5





3


SK Vlorë

4



1



-



3



4



-



11



2




 
 
 

5



2



5



16



-



16



12








4 ndeshje, dy pike per takim




Grupi A filloi sezonin me 19 prilll 1931


Tirana fitoi kampionatin pas ndeshjeve finale me Teuten e grupit B,. Dy
ndeshjet e luajtura me 28 qershor 1931 (1-1) dhe me 5 korrik 1931 (3-0)







E Diele, 02 Nentor 2008