TOP NEWS - Kobe Bryant mund Shaq O'Neal dhe Lakers thyen Phoenix Suns 130-124. Pavarësisht nga debutimi pozitiv i O'Neal me fanelën e Phoenix, ku shënoi edhe 15 pikë dhe rrëmbeu 8 topa në tabelë, Lakers arriti të fitojë me skuadrën nga Arizona. Bryant ishte ai që shkëlqeu në këtë ndeshje me 41 pikë të shënuara. Kjo është hera e 90-të që Brajant kalon kuotën e 40 pikëve në një ndeshje dhe vetëm Ëilt Chamberlain dhe Michael Jordan kanë bërë më shumë se ai. Por në këtë fitore dhanë kontributin e tyre edhe Gasol e Lamar Odom. I pari e mbylli ndeshjen me 29 pikë të shënuara, ndërsa Odom bëri një lojë mbrojtëse të mirë, pasi arriti të grumbullojë 11 topa nën tabelë.
Debutoi me humbje edhe Jason Kidd me Dallas Mavericks. Skuadra teksane humbi kundër kryesuesve të Konferencës së Perëndimit Neë Orleans Hornets me rezultatin 104-93. Kidd nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërkohë që për Hornets shkëlqeu i zakonshmi Chris Paul me 31 pikë, 11 asist dhe 9 ndërprerje sulmesh të kundërshtarëve. Përsa i përket Kidd në ndeshjen e tij të parë në Konferencën e Perëndimit shënoi vetëm 8 pikë, realizoi 5 asist, rrëmbeu 6 topa në tabelë, por në të njëjtën kohë humbi edhe 6 sulme për skuadrën e tij. Pas këtij rezultati Neë Orleans vazhdon të ruajë kryesimin në Perëndim me 37 fitore dhe 15 humbje, ndërsa Dallas gjendet në vendin e 6-të me 35 fitore dhe 19 humbje.
Mike Bibby nuk i sjell fat Atlantës edhe në ndeshjen me Sakramento Kings, që humbi ndeshjen e gjashtë radhazi në NBA. Sakramento në të vërtetë nuk hasi vështirësi me Haëks dhe fitoi me lehtësi me rezultatin 100-86. U dallua në këtë ndeshje dyshja Artest-Martin, që shënuan të dy së bashku 55 pikë. Pas kësaj fitoreje, Sakramento ka një bilanc me 25 fitore dhe 28 humbje, ndërsa Atlanta ka 21 fitore dhe 30 humbje.
Burimi:-