edia_rama

S'ka asnjë përgjigje nga turisti i arave me kanabis për 50 mijë bimët e filmuara në kodrat pranë aeroportit të Rinasit. Kanabisi po trallis pilotët dhe po pengon edhe operacionet e patrullimit ajror nga partnerët ndërkombëtarë, por një dorë misterioze kontrollon trafikun në tokë e në det, për "korrjet e mbara" të qeverisë. Pranë Korfuzit u braktis dje toni i parë i marijuanës së shtatorit, por kryeministri s'e ka problem, pasi të tjera ngarkesa do trallisin kontrollorët antikanabis, jo veç në ajër, por edhe në det e në tokë

Kanabisi ka marrë dhenë është një fakt tanimë i ndërkombëtarizuar. Shqipëria po damkoset si hambari i drogës në Europë dhe për këtë ka një përgjegjës, vetë kryeministri i droguar Edi Rama. Nuk kishte si të bëhej ndryshe, pasi droga nuk qarkullon vetëm në venat e Ramës porse ka pushtuar kapilarët shtetërore duke e shkrirë Policinë e Shtetit dhe shndërruar atë në një polici private për fermat me kanabis të kartelave të Ramës dhe Tahirit. Po shohim se s'ka asnjë përgjigje nga turisti i arave me kanabis për 50 mijë bimët e filmuara në kodrat pranë aeroportit të Rinasit. Kanabisi po trallis pilotët dhe po pengon edhe operacionet e patrullimit ajror nga partnerët ndërkombëtarë, por një dorë misterioze kontrollon trafikun në tokë e në det, për korrjet e mbara të qeverisë. Pranë Korfuzit u braktis toni i radhës i marijuanës së shtatorit, por kryeministri s'e ka problem, pasi të tjera ngarkesa do trallisin kontrollorët antikanabis, jo veç në ajër, por edhe në det e në tokë. Bashkë me Edi Ramën, na erdhi edhe droga. Qysh prej ardhjes së tij në qeveri, droga ka marrë pushtet. Por, se tek Rama gjen drogë ky nuk është një "lajm" që është shfaqur rishtazi. Përkundrazi, figura e tij ka qenë e rrethuar nga hije të shumta dhe akuza se ai vetë është një përdorues i substancave narkotike. Qeskat e zeza poshtë syve dhe gjestet e pakontrollueshme me duar, duke u kruar shumë shpesh në kokë, janë sjellje të personave që përveçse konsumojnë drogë, janë në një varësi pakthimprapa. Kërkesave të opozitës për të dorëzuar thjesht një qime floku, në kuadër të testit të drogës, Rama i ka refuzuar madje përkujdeset që të ketë një qethje drejt 1-shit, siç i thonë berberët, në mënyrë që era t'i mos i shkëpusë ndonjë qime. Është qesharake, por duhet trajtuar me seriozitet, se për një qime floku mund të rrëzohet një qeveri. E vërteta është se pakti i trafikantëve me Tahirin është ky; bandat qeveritare japin 30 për qind të parave, në këmbim të garancisë për të mbjell, korrur e transportuar drogën. Është kjo arsyeja pse Rama nuk i përgjigjet letrës zyrtare që Partia Demokratike i ka dërguar, ndërkohë që droga vazhdon të pushtojë vendin. Nuk përgjigjet Edi Rama sepse droga është biznesi i tij. Me drogën mban bandat e tij. Me drogën shpreson të blejë votat nesër. Prandaj, nuk mund të ketë luftë ndaj kanabisit pa "djegur" rrënjët Tahiri-Rama.