zjarr kanadaAutokolona e vetme që po evakuonte personat e bllokuar nga zjarri në Kanada ka pezulluar punën për shkak të flakëve të cilat kanë bllokuar rrugën, të cilat kanë arritur deri në 60 metër.


Autokolona kishte qindra njerëz, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre në Fort McMurray. Kolona prej 1.500 automjetesh, e shoqëruar nga policia, pritej të kalonte nga pjesa jugore e qytetit, por u detyrua të ndalonte.


Pritet që në 24 orët e ardhshme, të shtohet intensiteti i flakëve dhe situata të përkeqësohet edhe më tej.


Deri më tani, më shumë se 80 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, pasi rrezikoheshin nga zjarri.  Rreth 4 mijë persona pritet që të largohen gjatë ditës së sotme.


7 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)