Kanadaja ka njoftuar se të hënën do të çojë një mision trajnimi prej 200 personash në Ukrainë. Ata do të trajnojnë  ushtarët ukrainas. Ministri i Jashtëm Chrystia Freeland dhe Ministri i Mbrojtjes Harjit Sajjan pritet që të dalin sot në një konference shtypi në 13:00 të orës lokale.  Një zëdhënëse për Sajjan nuk pranoi të komentojë rreth këtij lajmi, ndërsa përfaqësuesit për Freeland nuk u përgjigjen kërkesave për komente.


Trupat, të cilët së pari shkuan në Ukrainë në vitin 2015, do të tërhiqen në fund të marsit. Burime politike dhe ushtarake kishin bërë të qartë se ushtarët do të qëndronin më gjatë, duke marrë parasysh tensionet e vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.


Ministria e Mbrojtjes e Kanadasë tha në dhjetor se kontingjenti kishte trajnuar më shumë se 10,000 anëtarë të forcave të sigurisë ukrainase. Kontingjenti kanadez është në Ukrainën perëndimore, larg nga përplasjet midis ushtarëve ukrainas dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.


Freeland, një kritik i zëshëm i masës së Rusisë, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014, tha në një deklaratë të shtunën se “ne vazhdojmë ta dënojmë këtë shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në terma më të fortë”.


Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të premten vendosën sanksione të reja për një numër të zyrtarëve rusë për të ndëshkuar Moskën për sulmin e vitit 2018 në tre anije ukrainase dhe konfiskimin e Krimesë, e cila kishte qenë pjesë e Ukrainës. Trajnerët kanadezë janë në Ukrainë si pjesë e një misioni më të madh që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Lituaninë, Poloninë dhe Suedinë.


Gazeta Shqip