Nga Berat Buzhala


Me pikellim te thelle, Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves, permes kanaleve zyrtare, te marten e ka konfirmuar lajmin e hidhur se Unioni i Komoreve e ka pranuar Kosoven shtet te pavarur. Ministria e Puneve te Jashtme, ne krye me ministrin e pafat Skender Hyseni, lajmeron te gjitha dashamiret se per kete fatkeqesi eshte hapur e pamja. Mund te ndodhe qe ne fillim te muajit qershor pavaresine e Kosoves ta njohe edhe El Salvadori. As ky nuk eshte lajm me i mire se sa ai i Komoreve. Prandaj, ministria ka vendosur qe keto dite pikellimi t'i lidhe, derisa te kaloje stuhia "Pacolli". Vendimi per t'i bashkuar ditet e zise eshte marre me konsensus, sepse keshtu kemi vepruar edhe me ditet e festave.


Te pikelluar per jete, stafi i Ministrise se Puneve te Jashtme. Ka mundur edhe ne kete menyre zedhenesja e Ministrise se Puneve te Jashtme ta njoftoje opinionin publik se vendin tone e ka njohur edhe nje shtet i ri. Edhe ashtu njoftimi i bere prej saj ishte per disa grade celsius me i ngrohte, se ato mortoret.


Cka eshte kjo sjellje qaramanesh? ur ne muajin prill Unioni i Komoreve kishte nisur nje Note Verbale, permes Behgjet Pacollit, Ministria e Puneve te Jashtme e kishte kontestuar ate me plot entuziazem. Kjo ministri asokohe nuk kishte thene se "Nota Verbale" nuk eshte nisur ne vendin e duhur, pra ne zgafellen e ministrit Hyseni, por kishte thene se kete shkrese te Komoreve nuk mund ta llogarisin si njohje te pavaresise, sepse ne te nuk thuhej ne menyre eksplicite. Pas nje muaj, Behgjet Pacolli u nis vete drejt Ishullit, e mori njohjen formale dhe e solli ate ne Prishtine. Te njejten permes stafit te tij e percolli ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Tash, zyrtaret e kesaj ministrie nuk thane se "kjo nuk eshte njohje", sepse ajo ishte njohje, por se kjo nuk ka ardhur permes kanaleve zyrtare. Cfare kanalesh zyrtare keni ju?


Edhe pse punet i kemi llom kur jane ne pyetje njohjet - ende jemi ne zonen super te rrezikshme - u pa nje gatishmeri malicioze e Ministrise se Puneve te Jashtme qe nese ka nevoje edhe ta refuzojne njohjen e Komoreve, vetem e vetem qe kjo merite te mos i atribuohet Pacollit.


Por shyqyr Zotit, ky skandal nuk shkoi me thelle se sa disa kunxha medialo-politike dhe me ne fund u pranua me gjysme zemre se shteti i vogel qe gjendet ne cep te kontinentit afrikan, te ndikuar prej lobimit te Pacollit, "permes kanaleve zyrtare", e ka njohur pavaresine e Kosoves. Por ky nuk eshte fundi i problemit. Ky eshte fillimi i tij. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaci kete miniskandal se "jo na njohu jo nuk na njohu", "jo erdhi ne rruge zyrtare jo ne rruge private" duhet ta marrin si shkas per ta sqaruar perfundimisht ceshtjen se a ka monopol apo jo ne lobim per njohjen e pavaresise Ministria e Puneve te Jashtme dhe se a ka interes shteti i Kosoves per me shume pjesemarres ne kete proces. Nese e mbaj mend mire, Sejdiu dhe Thaci disa here kane deklaruar se eshte obligim i secilit prej nesh qe aty ku ka mundesi te angazhohet per njohjen e pavaresise se Kosoves. E Behgjet Pacolli, qe pas vetes i ka 14 per qind te votave, a eshte secili prej nesh? Nese qenka, atehere pse me kaq rezerva po priten angazhimet e tij.


Pse ai nuk po u dashka - meqe ka mundesi - qe brenda disa ditesh te kaloje ne disa kontinente dhe te takohet me disa burreshtetas? Dhe krejt ne fund, sipas ciles te drejte nje zedhenese e nje ministrie guxon qe me cinizem te flase per nje kryetar partie qe ka fituar aq shume vota dhe qe po e kryen edhe punen e shefit te saj? A eshte qendrim i saj, i Ministrit, i Kryeministrit apo i Kryetarit qe Pacolli po interferon demshem ne punen e kesaj ministrie ne procesin e njohjeve. Cilat pune? Cka eshte duke punuar kjo Ministri, qe dikush po e pengon ne proces? Cili qenka takimi i fundit i ministrit Skender Hyseni, me nje homolog te tij te nje vendi qe ende nuk na ka njohur? Pervec nese keto takime po mbahen ne ilegalitet te thelle, une nuk di qe ka pasur dicka te tille. Nese institucionet e Kosoves jane te gatshme qe te paguajne miliona euro prej buxhetit per te paguar firma lobuese, atehere pse kete te drejte nuk e paska njeri prej kater politikaneve kryesore ne vend, i cili ne konferencen e fundit per shtyp i ofroi bashkepunim Skender Hysenit ne kete drejtim. Nuk eshte qe Pacolli nuk ka vend per t'u permiresuar ne punen e tij. Sidomos nuk i bejne ndere aspak intervistat ultraservile neper media te ndryshme. Me shume se sa per kete, ai ka nevoje per nje gdhendje te pozicionit te tij politik. Ai politikisht gjendet ne njefare purgatori, as opozite tipike, por as ne Qeveri. Ama kjo nuk do te thote se ne kete bote nuk ka jete. Ka edhe mire bile. Ai ka vendosur qe kontributin e tij, pervec tjerash ta beje ne lobim. Qartazi, ai personalisht si kryetar i AKR-se, eshte i hendikepuar me mospjesemarrje ne xhunglen e brendshme politike. Mirepo, pa dyshim qe njera prej top problemeve te Kosoves eshte rritja e numrit te njohjeve. Ai e ka zgjedhur kete si fushebeteje te tij. Nese ka gabuar apo jo do ta tregojne votuesit ne zgjedhjet e vjeshtes. Mirepo, deri ne ato zgjedhje institucionet e Kosoves e kane per obligim qe atij t'ia hapin dyert dhe te koordinohen me te rreth procesit te lobimit. Ne fillim ndoshta Pacolli ka mundur te pengohet nga ky proces. Por, tash ai eshte shume i rendesishem per ta injoruar. Ne CV-ne e tij te lobimit i ka se paku tri-kater njohje te 100 per qindta dhe shume te cmueshme. Dikush mund te thote se jane pak, por bota nuk i ka 2 milione shtete. Jane vetem nja 200. Kur kihet kjo parasysh, atehere Ministria e Puneve te Jashtme do te duhej te gjente interes qe Pacollin ta kishte pjese te ekipit, e jo pjese te problemit. Ky eshte interes edhe shteteror.