Viti 2012 eshte viti jubilar i marredhenieve gjermano - kineze. Para 40 vjetesh ato vendosen marredhenie diplomatike ndersa sot Gjermania dhe Kina kane marredhenie te qendrueshme politike dhe ekonomike. Gjermania eshte patneri me i rendeisishem ekonomik i Kines ne Europe.



Vitin e kaluar u zhvilluan konsultimet e para qeveritare gjermano-kineze. Takime te tilla me krere qeverishe dhe disa ministra Gjermania ka zhvilluar jashte Europes vetem me Izraelin dhe Indine. Ky instrument diplomatik tregon se ne cfare statusi jane marredheniet bilaterale te te dyja vendeve thote Eberhard Sanschneider drejtor i Shoqates Gjermane per Politike te Jashtme. Ky eshte nje vleresim i qarte institucional qe tregon edhe se kjo marredhenie ne thelbin politik dhe ekonomik ka fituar rendesi per te dyja palet pohon ai.





Merkel takon udheheqjen shteterore kineze Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjertmania dhe Kina partnere ne shume fusha.



Kete te merkure 01.02 Merkel udheton per ne Kine. Vizita nuk zhvillohet ne kuader te konsultimeve qeveritare gjermano-kineze. Megjithate Merkel do te takohet ne Pekin edhe me kryeministrin Wen Jiabao dhe presidentin Hu Jintao. Ne Pekin kancelarja do te mbaje nje fjalim ne Akademine kineze per shkencat sociale. Te premten Merkel do te udhetoje per ne qytetin kinezojugor Guangzhou.



Ne qender te bisedimeve mes Merkelit dhe udheheqjes kineze do te jete situata ekonomike ne bote dhe vecanerisht kriza e borxheve ne Europe beri te ditur ministria e Jashtme kineze. Lidhur me kete do te bisedohet per zgjerimin e marredhenieve bilaterale. Tema te tjera jane zhvillimet ne Korene e Veriut pas vdekjes se diktatorit Kim Jong-Il dhe konflikti per programin atomik iranian njofton agjencia e lajmeve dpa.



Kriza e euros dhe investimet



Lidhur me krizen e euros shpresohet ne ndihmen e Kines per BE. Gu Xuewu eskpert shkencor per politike ne Univeristetin e Bonit thote se Merkel pret nga nikoqiri kinez mbeshtetje per euron. fare kemi ne ne Europe nuk eshte vetem nje krize financiare por edhe nje krize besimi tha Gu. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Por ka dhe dallime...



Merkel gjate vizites ne Kine shoqerohet nga delegacion ekonomik i rangut te larte. Para kesaj vizite ajo tha Natyrisht duam qe kompanite gjermane - perfaqesuesit e sektorit te ekonomise qe me shoqerojne mua ne kete udhetim te investojne ne Kine. Ashtu sikurse ne jemi te hapur per sipermarrjet kineze qe te investojne ne gjithe Bashkimin Europian dhe po ashtu ne Gjermani.





Pozicione te ndryshme per Iranin



Lidhur me problemin per konfliktin atomik me Iranin te dyja vendet ndajne pozicione te ndryshme. Me 23 janar Bashkimi Europian vendosi sanksione te ashpra kunder Iranit. Prej 1 korrikut hyn ne fuqi embargo e naftes. Te gjitha furnizimet me nafte nga Irani do te ndalohen. Po ashtu do te bllokohen te gjitha xhirollagarite e Bankes qendrore iraniane ne Europe. Kina u shpreh kunder sanksioneve per Iranin dhe i vleresoi sanksionet e BE si jo te dobishme.



Me shume se nje e pesta e eksporteve iraniane te naftes shkojne ne Kine. Tregtia mes ketyre dy vendve u rrit ne 2011 sipas te dhenave iraniane ne 55 per qind.



eshtja e te drejtave te njeriut Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Si ne respektimin e te drejtave te njeriut Ai Weiwei



Sa i perket te drejtave te njeriut ne Kine zhvillimet ne muajt e fundit jane shqetesuese. Autoritetet kineze vazhdojne te sillen ashper kunder kritikuesve te qeverise si kurre me pare. Se fundi ishin veprimet ndaj protestave te tibetianeve ku sipas te dhenave zyrtare forcat kineze te sigurimit qelluan ndaj dy tibetianeve. Grupet tibetiane ne ekzil folen per pese te vdekur. Eberhard Sandschneider nuk beson qe fjalet e paralajmeruara te kancelares per situaten e te drejtave te njeriut do te ndryshojne dicka.



Autor Christoph Ricking/Mimoza Kelmendi



Redaktoi Bahri Cani