Testimi me kandidatët për fanellën e U-21 i ka sjellë shumë kënaqësi trajnerit të Shpresave, Artan Bushati, i cili nuk nguroi ta shprehë per mediat.
Në testin e zhvilluar brenda grupit një ndër futbollistët interesantë ishte edhe Semiran Cela, i cili është rritur si lojtar në Francë dhe ka qenë pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Ramadan Shehu në “Slovakia Cup”.
“Semirani është padyshim futbollisti më i mirë i këtij grumbullimi”, - deklaron për “Albania-sport.com”, Petro Ruci, pergjegjësi i zyrës së talenteve.
Cela, datëlindja, 01.01.1989, 180 cm i lartë, disa kohë më parë është ndjekur edhe nga menaxherët e klubit të njohur italian Sampdoria, kur ai drejtohej nga Valter Novelino.
Cela është formuar në Qenderën e Formimit në “La Berichon” në Chateauroux të Francës dhe ka luajtur me nivelet me të larta që janë në Francë, me kombëtaret e U-14, U-16 dhe U-18. Cela aktualisht luan me Angers në Ligën 2 franceze dhe ekipi i tij renditet në vendin e pestë midis 20 ekipeve të kësaj kategorie.
E Hene, 05 Janar 2009