TIRANË-Partia Socialiste ka nisur përgatitjet e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Përmes një sondazhi me qytetarët e Tiranës, selia rozë po mbledh preferencat për tre kandidatë e saj të mundshëm në këtë garë. Ata janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Duke nisur nga ky testim brenda selisë rozë, BalkanWeb bën sondazhin e radhës me këto 3 emra. Agjencia e lajmeve ju fton të votoni në sondazhin online mbi preferencën tuaj lidhur me këto tre kandidatura të PS, Tahirin, Kodhelin dhe Majko.

Ndërkohë PS po telefon qytetarët në numrat fiks disa zona të Tiranës, duke pyetur se për cilin nga tre kandidatët do të votonin për të drejtuar Bashkinë e kryeqytetit.

Ndërkaq BalkanWeb ju fton që me një klik të votoni online të preferuarin tuaj.

Sondazhi online

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Sondazhi online