Tirane-Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, "arrest shtepie", ka irrituar nje te pandehur, i cili nuk ka kursyer fjalet kercenuese per prokurorin e ceshtjes. Menjehere pas ketij veprimi, policia e ka arrestuar ne flagrance ne ambientet e gjykates, per vepren penale te "kanosjes se gjykatesit apo prokurorit". Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur Bexhet Vogli, 33 vjec lindur dhe banues ne Tirane, ka kanosur prokurorin e ceshtjes Gjon Kodra, sapo kishte mbaruar seanca gjyqesore ne ngarkim te tij dhe te vellait 24-vjecar Sali Vogli. Ndaj Bexhet Voglit, gjykata vendosi masen e sigurise "arrest shtepie", ndersa per te njejten veper penale i vellai i tij Sali Vogli ndodhet i arrestuar. Ngjarja per te cilen gjykohen dy vellezerit Vogli, ka ndodhur ne mars te ketij viti ne lagjen Shkoze ne periferi te Tiranes. Ne mesditen e dates 12 mars, ne kohen qe vellezerit Vogli po kalonin me makinen e tyre "Benz", me shpejtesi ne rrugen e lagjes "Ali Demi" e njohur si zona e "Shkozes", fqinji i tyre 40-vjecar, Ilir Faslliu i ka prere rrugen, duke i kerkuar te ulin shpejtesine. Pas kesaj vellezerit Vogli, kane shkembyer fjale fyese me 40-vjecarin, qe ka degjeneruar ne dhune fizike. Dy te rinjte ne sherr e siper kane hyre brenda ambienteve te shtepise se 40-vjecarit Faslliu, duke u grindur dhe pa e pare qe ne rruge kishin shkelur me kembe nje femije te moshes 3 vjec, me inicialet K.S., i cili ka gjetur vdekjen. Sipas eksperteve te policise dhe Mjekesise Ligjore, femija vetem 3 vjec ka nderruar jete si pasoje e atakut te menjehershem ne zemer. Nderkohe qe ne kete ngjarje ka ngelur i plagosur lehte dhe 40-vjecari, Ilir Faslliu. Pas kesaj ngjarje, dy vellezerit Vogli jane arrestuar nga policia dhe do te gjykohen per "vrasje nga pakujdesia" te femijes 3 vjec, "dhunim te baneses" se fqinjit, si dhe "plagosje te lehte", te ketij te fundit.





.