Edhe një sasi prej 500 kg drogë është sekuestruar nga policia pranë Karaburunit, në vendin e quajtur Plazhi i Dafinës, duke e çuar sasinë e kapur gjatë ditës së sotme në 2.4 ton.


Policia e Shtetit sqaron se sekuestrimi i lëndës narkotike është në vijimësi e operacionit të ndërmarrë nga policia italiane ku u sekuestruan 1.9 ton kanabis.


“Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë”, informon policia.


Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.


Ndalohet skafi me 1.9 ton drogë. Arrestohen skafistët, njëri vlonjat


droge-vlore


 


16009895_10209974219105771_450960858_o


15969901_10209974242026344_1891528747_n 15995846_10209974242426354_1877542609_n


/Ora News/


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter