Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar Pizza Porosi, ka arrestuar në flagrancë tre persona,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë. Ditën e djeshme policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e:


– Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë


– Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë


– Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë


Për personat e lartpërmendur mësohet se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.


Ndërsa 25-vjeçari Renaldo Dalipi, është konstatuar duke lëvizur në rrugën Gani Domi me mjetin tip Audi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta persona punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (Gersi Çeça dhe Albian Avdo). Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :


– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë


– Automjet tip Audi


– Motori i Picerisë


– Tre aparate celular


– Fishekë


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve.



12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)