Kapen 389 kilogramë kokainë Brenda ambasadës ruse në Argjentinë. Një polic dhe një ish zyrtar diplomatik rus janë ndërmjet dy të arrestuarve pasi autoritetet kapën një sasi të madhe kokaine Brenda ambasadës ruse në Buenos Aires në Argjentinë.


Ministrija e Sigurisë Patricia Bullrich tha se 389 kilogramë kokainë ishte fshehur në valixhe diplomatike.


Investigimi filloi pasi Victor Koronelli, ambasadori rus dhe tre anëtarë të sigurisë federale ruse raportuan tek ministrja se kishin dyshime rreth cantave të gjetura në aneksin e shkollës së ambasadës.


Droga ishte fshehur në 16 valixhe dhe të gjitha ishin të paisura me GPS. Ka edhe një të dyshuar nën akuzë për blerjen e drogës dhe sipas autoriteteve është ende në kërkim ndërkombëtar por që mendohet të ketë udhëtuar në Gjermani.


Të gjithë ishin kordinuar nga ish zyrtari I ambasadës Ali Abyanov që është arrestuar në një apartament në Moskë. Qytetari ruso-argjentinas Alexander Chikalo dhe polici Ivan Blizniouk që është akuzuar për kontaktet për të kaluar kontrollet doganore u kapën në Argjentinë.


Bullrich tha se droga e kapur vlerësohet rreth 50 milionë dollarë. Një gangster I narko-trafikut po përpiqej me transport diplomatic për të transportuar drogën në Evropë nga ambasada Ruse tha ajo.


Droga e pastërtisë së lartë ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta Gjermaninë ku jetojnë edhe kokat e këtij trafiku. Besojmë se autoritetet në Gjermani do të arrestojnë pjesën e mbetur tha ministrja.


Ky është operacioni më ekstravagand dhe kompleks me të cilin është përballur Argjentina tha ajo.


Investigimi ka marrë më shumë se një vit kohe. Një nga njerëzit e arrestuar është rus I natyralizuar që ishte gjithashtu edhe officer policie në Buenos Aires. Hetuesit dyshojnë se kokaina e ka origjinën nga Kolumbia ose Peruja.