Gjatë fundjavës që kaloi, policia gjermane ka zënë rreth 40 refugjatë të cilët kanë provuar që nga Salzburgu austriak të kalonin ilegalisht në Gjermani në rrugën për në Munih.

Shumica e tyre po vinin nga Kosova dhe për të mbërritur këtu kanë kaluar nëpër Serbi dhe Hungari ndërsa si pikë të fundit kanë Gjermaninë.

Asnjëri prej tyre nuk posedonte dokumente valide për Gjermani ose për Zonën e Shengenit dhe policia i ka detyruar të zbresin nga treni. Kompetente për ta është qendra për pranimin e refugjatëve në Munih.

Zyrtarët bavarezë me këtë rast, krahas kosovarëve, kanë kapur edhe një numër afganësh dhe iranianësh.
/albinfo.ch/