Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 persona në kuadër të operacionit antidrogë të koduar Dukas, ku u sekuestruam 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe u vunë në pranga:


Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen Dukas, Patos.


Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen Dukas, Patos.


Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen Dukas, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.


Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe Trafikimi i lëndëve narkotike parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.


10 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)