Një sasi prej 500 kilogramë drogës e llojit kanabis sativa është sekuestruar pranë vendit të quajtur Plazhi i Dafinës pas Karaburunit, e ndarë në 17 pako të mëdha.


Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.


Policia e Shtetit informon se operacioni është vijimë e operacionit të zhvilluar nga policia italiane ku në një skaf u sekuestruan 1.9 ton drogë si dhe u arrestuan dy skafistë.


Ndalohet skafi me 1.9 ton drogë. Arrestohen skafistët, njëri vlonjat


/Ora News/


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter