Dy persona janë kapur mat, teksa lëviznin me doza heroine me vete, të cilën dyshohet se e kishin për shpërndarje.


Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, Gentian Dallanin, 33 vjeç, si dhe Erald Palloshin, 33 vjeç, të dy banues në Gramsh.


Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip BMW të Dollanit, në lagjen 18 Gushti, Gramsh, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.


Ndaj dy të rinjve u bë arrestimi në flagrancë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.


Në ngarkim të tyre materialet iu referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)