TIRANE - Arrestohen tre persona te dyshuar per grabitjen me dhune te dy tregtareve mbremjen e se martes ne lagjen Kodra e Kuqe ne periferi te Tiranes. Ne nje deklarate per shtyp policia e kryeqytetit njoftoi se ka arrestuar Agustin e Agim Nasufin 19 dhe 18 vjec si dhe mikun e tyre Arben Gjonkola 21 vjec te cilet akuzohen per ngjarjen e ndodhur te marten ne Babrru. Tre personat sipas policise akuzohen se jane autoret e grabitjes me arme e maska te 500 mije lekeve te vjetra te cilat u jane marre vellezerve Adriatik dhe Ardian Burgu. Ne momentin e grabitjes ata kishin mbyllur aktivitetin dhe po ktheheshin ne shtepi pas perfundimit te dites se punes. Ne kallezimin e tyre te bere ne polici menjehere pas ngjarjes dy



vellezerit Burgu deklaruan ne Komisariatin nr.5 se ishin sulmuar ne rruge disa metra larg shtepise se tyre nga tre persona te maskuar dhe te armatosur te cilet iu kishin vjedhur me dhune parate qe kishin me vete. Burime nga policia e Tiranes thane menjehere pas ngjarjes se tre persona me maska dhe me arme zjarri grabiten mbremjen e se martes nje tregtar ne momentin kur ai po kthehej ne shtepi. Ngjarja ndodhi rreth ores 2100 ne afersi te Kodres se Kuqe ne Babrru te Tiranes. Tregtari ambulant Ardian Burgu i cili kryente aktivitetin e tij ne tregun 5 Maji ne kryeqytet ka qene duke u kthyer per ne shtepi i shoqeruar edhe nga i vellai Adriatik Burgu ne nje zone ku mungonte energjia elektrike. Sipas kallezimit te tij ne Komisariatin nr.5 ne momentin e grabitjes ka pasur me vete rreth 500 mije leke te vjetra. Ai ka deklaruar se autoret kane qene 3 persona me kapuca ne koke dhe njeri prej tyre mbante armen ne drejtim te tij duke e kercenuar. Policia nisi hetimet per ngjarjen dhe gjate gjithe nates ka ushtruar kontrolle ne zone per te kapur autoret derisa pa kaluar 48 ore nga ngjarja u be i mundur arrestimi i tyre. Sipas policise gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Agustin Nasufit ne Babrru eshte gjetur nje arme zjarri pushke model 56 336 cope fisheke si dhe nje qese e zeze ne formen e kapucit sende te cilat kane sherbyer per te realizuar grabitjen. Policia tha se aktualisht nga strukturat e hetimit te krimit po punohet per dokumentimin edhe te vjedhjeve te tjera te kryera nga keta persona nderkohe qe materialet hetimore i kaluan prokurorise per vepren penale te vjedhjes me arme e realizuar ne bashkepunim.