Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Operacioni i koduar The Wave, ka çuar në pranga edhe tre persona, ndërsa është sekuestruar edhe një armë gjahu.


Policia sqaron se operacioni është ndërmarrë pas një hetimi dymujor, ndërsa droga u sekuestrua në një automjet tip Lancia.


Në pranga përfunduan:


Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”


Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.


Hysni Skënderaj,  58-vjeç,  lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive.


Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e shtetasit  Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu  Çifte, të  cilën e  mbante pa leje, sqaron policia.


Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


Arma e sekuestruar


Droga e sekuestruar


Gjatë arresimit të posedeuarsve të drogës


Droga e sekuestruar



Gjatë arresimit të posedeuarsve të drogës


 


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter