Pas disa kohesh ne kerkim, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçare.policia tirane


Mesohet se vajza e re ishte me mase sigurie “arrest me burg” ne mungese per disa vepra penale, mes te cilave edhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar,


“Ndalohet shtetasja D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg, për veprat penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, Fshehja e të ardhurave dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve, njofton policia.


NJOFTIMI 


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja:


D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg, për veprat penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, Fshehja e të ardhurave dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.