KAVAJE- Emigranti i kerkuar per vrasje te dyfishte ne Shqiperi arrestohet ne banesen e tij ndersa mendonte se i kishte mbyllur punet me policine shqiptare per shkak se mendonte se askush nuk e dinte vendndodhjen e tij duke qene se per shume kohe kishte jetuar si emigrant ne Itali e Greqi si dhe vende te tjera te Europe. Qamil Arapi 44 vjec i kerkuar nga autoritetet e drejtesise qe ne vitin 2000 me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ndaj dy personave me pasoje plagosjen e tyre pas nje grindjeje ne nje lokal te qytetit te Kavajes. Per kete ngjarje Arapi ishte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder me 11 vite burg ndersa Apeli kishte rikonfirmuar vendimin e denimit te dhene ndaj tij. Burime te Policise se Kavajes thane se personi i arrestuar nga komisariati i policise se ketij qyteti Arapi 44 vjec ishte denuar per vrasjen e mbetur ne tentative me pasoje plagosjen e Ilir Idrizit dhe te shokut qe e shoqeronte Arber Biracit. Perplasja mes paleve qe ka perfunduar ne nje sherr me arme mes paleve mesohet te kete ndodhur per motive banale ne kohen qe protagonistet e ngjarjes ishin ne gjendje te dehur ndersa qendronin ne nje nga lokalet e qytetit te Kavajes. Ilir Idrizi 30 vjec ne kohen e ngjarjes ishte objekt i goditjeve me arme te Arapit i cili ne kohen e ngjarjes ishte 34 vjec. Sipas burimeve te policise Arapi kishte qelluar me arme ne lokal ne drejtim te tavolines ku ndodhej Idrizi dhe Biraci. Te dy keta te fundit mbeten te plagosur me disa plumba por per fatin e tyre asnje prej te plagosurve nuk kishte marre plage qe mund tiu rrezikonin jeten. Pas kesaj ngjarjeje policia kishte identifikuar si autor te dyshuar te ngjarjesArapin. Pas hetimeve te kryera dhe veprimeve te eksperteve ne vendin e ngjarjes policia shpalli ne kerkim si autor te dyshuar te krimit Qamil Arapin ne ate kohe 34 vjecar.



Denimi

Me teper se nje vit e gjysme nga koha e ngjarjes se mesiperme prokuroria e Kavajes pas hetimeve te kryera dhe procesit gjyqesor ne Kavaje i kishte kerkuar Gjykates se Shkalles se Pare denimin e Arapit me 20 vite burg per akuzat e vrasjes se kryer ne rrethana cilesuese ndaj dy ose me shume personave e mbetur netentative. Po keshtu si akuze te dyte prokuroria e Kavajes kishte ngritur edhe ate te te mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Pas shqyrtimit gjyqesor nje trupe gjykuese e Kavajes vendosi denimin e Arapit dha vendimin e denimit ndaj te akuzuarit. Ai u denua me 11 shtator te vitit 2002 me 11 vite burg per dy akuzat e ngritura ndaj tij. Nderkaq per shkak te pretendimeve te tij lidhur me shqyrtimin e procesit Arapi kishte ankimuar

vendimin e denimit ne Gjykaten e Apelit.