VLORE - Nje gomone me 150 kilogram kanabis sativa eshte bllokuar mengjesin e djeshem ne Vlore. Policia kufitare e qarkut te Vlores ka bllokuar nje gomone me 150 kilograme lende narkotike te llojit kanbis sativa. Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare te policise se Kufirit dhe Migracionit ne kete qark, por ende nuk ka te dhena per autoresine. Mjeti lundrues eshte diktuar ne oret e vona te nates, ne hapesiren detare ne jugperendim te Gadishullit te Karaburunit. Forcat e policise mberriten ne vendin ku u diktua gomonia dhe e sekuestruan ate ne cilesine e proves materiale, nderkohe qe pas peshimit lenda narkotike rezultoi te ishte plot 1.5 kv dhe dyshohet se do dergohej ne Itali.


Gomonia


"Gomonia ka nje gjatesi 5.2 metra dhe u diktua nga policia kufitare e cila, e mbeshtetur dhe nga forcat e Repartit Antitrafik Delta Force, u vu ne ndjekje te saj, per ta bllokuar pas nje operacioni qe zgjati me shume se nje ore"- thane burimet e policise. Aktualisht, policia po heton rreth ketij rasti te trafikut te lendeve narkotike dhe personave qe kane lidhje me te. Dyshimet e para, sipas policise flasim per nje destinacion te mundshem vendin fqinj, por ende nuk ka te dhena zyrtare. Rreth ores 1:00 forcat policore kane konstatuar ne afersi te gjirit, ne Karaburun gomonen rreth 5.5 meter t gjate, pasi kane pikasur mjetin lundrues ata kane ushtruar kontroll Brenda tij, ku kane mundur te gjejne nje sasi te konsiderueshme kanabisi. Sipas policise sasia e hashashit te gjetur ishte 1.5 kv dhe ai ishte i paketuar ne tre canta sportive.


Kanabisi


Bima narkotike ishte e presuar dhe ishte gati per tu transportuar per ne shtetin fqinj. Pas konstatuan mjetin dhe drogen blute i sekuestruan ato me cilesine e proves. Gomonia e bere gati per transportin e droges ishte e pajisur me nje motor 30 kuaj fuqi dhe nje tjeter motor rezerve ndihmes 10 kuaj fuqi. Gjithashtu trafikantet kishin ne bordin e gomones edhe karburant rezerve ne disa bidone. Policia eshte vene menjehere ne ndjekje te trafikanteve, te cilet sipas policise mendohet te jene tre persona, qe sapo kane pikasur policine jane future ne drejtim te pyllit ne Karaburun, duke humbur keshtu nga gjurmet policise.


Policia ne kerkim te te dyshuarve


Ende vijon kerkimi i autoreve te trafikut ne Karaburun, ndersa hetimet vijojne nga grupi hetimor per te bere te mundur identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e rrjetit te trafikut te droges. Gomonia eshte transportuar per ne portin e mjeteve te sekuestruara ne Radhim, ndersa droga eshte marre nga efektivet e antidroges, ashtu e sekuestruar me cilesine e proves.


Ornela Hila