Kapet një tjetër ngarkesë me lëndë narkotike nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me ato greke.


Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm, në të cilin u bllokua një gomone që po tentonte të transportonte një sasi prej 424 kg kanabis.


Droga u kap në në Platarias në Igumenicë, ndërsa në pranga ka përfunduar skafisti, një shqiptar 42 vjeç, emri i të cilit ende nuk behet i ditur.


Ky i fundit u kap nga policia teksa po tentonte të nxirrte drogën në breg. Sipas burimeve, operacioni ka qenë i përbashkët, pasi autoritetet shqiptare kanë sinjalizuar ato greke.